Vodafone Albania zhbllokon blogspot.com Siç mund të keni lexuar edhe artikullin Skandal: Vodafone bllokon blogspot.com stafi i Tech-Al me kompania Vodafone Albania. Pasi u kontrollua edhe nga teknikët e kompanisë Vodafone Albania dhe rezultuan se problemi ishte i vërtetë, dhe flasim për diçka shumë serioze, kanë filluar menjëherë punimet.
Vodafone Albania zhbllokon blogspot.com
Në fillim, si e kemi përmendur edhe në artikullin e më parshëm, na thanë se ishte një problem nga AKEP por me insistimin tonë teknikët kanë testuar dhe kanë parë që nuk ishte një problem i AKEP por një problem i Vodafone. Pas kësaj teknikët kanë filluar menjëherë punë, dhe kjo duket nga puna që bënë, pasi brenda 48 orësh është rregulluar problemi. Pasi problemi është rregulluar, përfaqësues i Vodafone Albania na ka kontaktuar më linjë telefonike duke na deklaruar në mënyrë zyrtare që tani faqet të blogspot.com hapen normalisht nga çdo klient i Vodafone Albania.
Stafi i Tech-Al dhe Shqipopedia falënderon Vodafone Albania për bashkëpunimin dhe vlerëson punën e tyre të shpejtë. Tani mund të lundroni pa problem në çdo faqe të blogspot.com duke lexuar, u informuar dhe duke kaluar kohën tuaj të lirë.