Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Windows Phone 8 me mundësin për tu bërë upgrade

Windows Phone 8 me mundësin për tu bërë upgradeSipas publikimeve të Greg Sullivan, menaxher marketingu tek Microsoft, Windows Phone 8 do të ketë mundësin për tu bërë upgrade nga përdoruesit, gjë kjo që nuk ishte e mundur në versionet e mëparshme të celulave me sistem operativ Windows Phone. Midis të tjerave, përmendi se në muajt e ardhshëm, ndoshta do të shikojmë aparate të rinj dhe me më shumë funksione, para se të fillojmë të flasim për sistemin e ardhshëm.

Windows Phone 8 me mundësin për tu bërë upgrade

Sullivan, që ishte i pranishëm në Mobile World Congress, nuk komentoi për sa i përket thashethemeve që thonë se upgrade i ardhshëm i sistemit të Microsoft do të jetë emri i kodimit Windows Phone Blue. Gjithmonë sipas deklaratave të Sullivan, Windows Phone 8 ishte shumë elastik për sa i përket shtimit të hardware-ve të rinj. Në të kundërt, Windows Phone 7 kishte karakteristika të paracaktuara, gjë që i bënte telefonat që të dukeshin të dalë mode dhe të vjetër brenda një kohe shumë të shkurtër.

Duke komentuar për konkurrentët, Sullivan tha se kostoja e ultë e Windows Phone do të jetë në gjendje që të fitojë konkurrentët e tij, Android dhe Firefox OS, në shitjet në mbarë botën. Referoi karakteristika si, nëse dikush ka një telefon me OS Android ekonomik, nuk ka sistemin më të ri , nuk mundet që të ekzekutoj një numër të madh të aplikacioneve dhe rezultati i tij nuk është i mirë.

Exit mobile version