Youtube ndryshon politiken e saj per sa i perket Views

Youtube ndryshon politiken e saj per sa i perket ViewsYoutube ndryshon politikën e saj për sa i përket Views, duke përdorur një filtër për të gjitha videot e anëtareve për të kontrolluar nëse janë vërtet njerëzit ata që i shikojnë videot apo përdorin ndonjë metodë kompjuterike të automatizuar për të rritur shikueshmërinë e tyre. Me synimin për të qenë se më i besueshëm, Youtube, krijoi DailyDot i cili mund të kontrolloi nëse views që paraqiten tek videot e publikuara tek kanali i çdo anëtari janë të sakta, pasi, pas një kontrolli që u bë tek shumë kanale, si u bë e njohur dhe tek të mëdhatë Sony BMG dhe Universal, u zbuluan disa taktika ilegale, si përdorimi i «Bots» të cilët programohen për të vizituar vazhdimisht një video, me rezultat që videot të kenë një rritje të shpejtë të views.

Youtube ndryshon politiken e saj per sa i perket Views

 

Pas kuptimit të views ˙fals´, Youtube fshiu mbi 1 miliardë views nga videot e Univerlas dhe 851 milion views nga videot e Sony BMG dhe nuk ishin të pakta rastet kur Youtube e fshiu komplet videon. Sipas deklaratave që Youtube beri për anëtarët the se ulja e views nuk është ndonjë gabim teknik në sistem por janë bërë me urdhrin e tyre. Gjithashtu mund të thuhet se nuk është çudi që këtë gjë bëjnë dhe faqe të tjera të mëdha si Facebook dhe Twitter për të zvogëluar sadopak numrin e mesazheve spam dhe përpjekjeve për të fituar në mënyrë të pa ndershme.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.