Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur se kur jemi duke parë një video në Youtube ajo «ngecë» për një moment deri sa të ngarkohet. Dhe sigurisht që faji është cilësia e lidhjes së internetit e cila ka mundësi që të mos jetë shumë e shpejt ose thjeshtë provaideri (ofruesi i internetit) juaj të këtë ndonjë problem me bandwidth-in e faqes.
Youtube vjen me një cilësi të re të videove
Duke dashur që të shmangin të tilla gjërash, dhe me synimin për një lehtësim të vizitorëve gjatë qëndrimit në faqe, Youtube avancoi në këtë drejtim duke ofruar diçka të re. Një analizë tepër të ultë të cilësisë së videove për shikim, ky opsion është për video të veçanta, por gjë kjo që jep mundësin që të shikohet pa problem pavarësisht shpejtësisë së internetit. Deri tani cilësia më e ultë e një video ishte 240p, ndërsa cilësia mesatare, dhe cilësia hyrëse në faqe, ishte në 360p. Por tani në shumë video, sipas përzgjedhjes së cilësisë për shikim, do të mund të shikoni dhe mundësin për të zgjedhur cilësinë 144p.
Por një gjë që nuk është bërë e njohur deri tani është nëse ky opsion do të vazhdojë dhe për videot e tjera që janë në Youtube, apo do të jetë vetëm për videot që mund të shikohen nga telefonat celular. Por është për të theksuar se një cilësi e tillë në një ekran të madh do ta tregonte shumë keq një video. Kurse në ekrane më të vogla është shumë herë më mirë, për shkak të cilësisë së ultë. Por është për të shënuar se videot me cilësi 144p për momentin janë pa zë.