Google fiton një betejë kundër gjuhëtarëve suedez!

Google fiton një betejë kundër gjuhëtarëve suedez!Ndërmjet neologjizmave të reja që u futën në  fjalët suedeze në vitin 2012, Komisioni i Gjuhës Suedeze kishte regjistruar fjalën «ogooglebar» ,e cila lexohet «ungoogleable» në listën e fjalëve të reja në Suedi. Dhe duket se fjala «ogooglebar»  nuk ‘mund të gjendet fare në internet, nga motorët e kërkimeve të internetit’. Por kjo gjë nuk i pëlqe aspak kompanisë amerikane Google.

Tablet PCs

 Google fiton një betejë kundër gjuhëtarëve suedez!

 

Google kërkoi nga Komisioni që ta ndryshonte këtë përkufizim dhe të deklarojnë se kjo fjalë nuk gjendet vetëm në google dhe jo në makinat e tjera të kërkimeve në internet. Por Komisioni duket se iu dorëzua këtij presioni dhe, në vend që të ndryshonte përkufizimin, preferoi që ta heq këtë fjalë debutuese nga lista e shprehjeve  me pakënaqësinë që «Google të kontrolloi gjuhën».

Komisioni i Gjuhës Suedeze mblidhet çdo vit dhe publikon në listë me 10 fjalë të reja që përdorin suedezët. Këtë gjë e bëjnë për të treguar se si gjuha suedeze po ndryshojë nga viti në vit. Por duket që Google iu ndryshojë planet këtë vit pasi kompani Google është një markë e regjistruar dhe ka autoritet të plotë në përdorimin e fjalë ‘Google’ dhe kompani e ruan me fanatizëm këtë pasi dëshiron që kur njerëzit të dëgjojnë ose përmendin një fjalë me Google t’i vij ndërmend motori i kërkimit në internet Google!

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *