Indi: Policia krijon «No Selfie Zones»

stop selfieIndi: Policia krijon «No Selfie Zones» ose si mund të përkthehet në shqip “Zonë që ndalohet vetë fotografimi”, duket interesante apo jo? Por ç’është e vërtet selfiet kanë treguar që janë një sport i rrezikshëm, me një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë humbur jetën e tyre gjatë vitit 2015 duke u munduar që të nxjerrin fotografinë e tyre perfekte. Shumë vende japin udhëzues për qytetarët e tyre dhe për turistët se për çfarë duhet të bëjnë kujdes.

Indi: Policia krijon «No Selfie Zones»

Policia në qytetin e Mobait të Indisë krijoi në qendrat turistike të vendit shenja ku tregojnë që ndalohet bërja e fotove selfie. Të quajturat «No Selfie Zones», kanë tabela të veçanta që lajmërojnë vendasit dhe turistët që të mos nxjerrin foto selfie.

Reagimi i policisë vjen pas mbytjes së një 18vjeçareje e cila mundohej bashkë me 2 shoqet e saja që të nxirrnin një foto selfie afër detit. Dy vajzat mundën të shpëtonin nga një kalimtar, por mjerisht jo edhe 18vjeçarja.

Shtatorin e kaluar u vra në Tazh Mahal, një turiste japoneze duke u munduar që të nxirrte një foto selfie, me rezultat që të ndalohen selfies dhe selfies sticks (shkopinjtë për selfie).

Rusia ka krijuar fushatë speciale që të lajmëronte të rinjtë se në cilat zona duhet të ishin më të kujdesshëm. Gjithnjë edhe më shumë vende po ndalojnë shitjen e selfie sticks tek turistët.

Jo shumë kohë më parë në Turqi 2 adoleshentë humbën jetën e tyre duke u përpjekur të bënin foto selfie në mes të rrugës ku mjerisht i shtypi një kamion. Si përfundim, brenda vitit të kaluar, të 2015, kishim më shumë vdekje nga selfiet sesa nga peshkaqenët. /Tech AL

Lexoni gjithashtu dhe: Selfie-t më vdekjeprurëse sesa peshkaqenët!

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Tableti më i mirë i Apple!

Tableti më i mirë i Apple! Kohët e fundit hulumtim i kompanisë analitike Localytics tregoi …

2 comments

  1. Nuk mendoj se në Shqipëri ka zona të tilla

  2. Duhen edhe ne shqiperi zona te tilla….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.