Justin Bieber 1.1 milion dollare per rrjet social

tech-al.info - Justin Bieber 1.1 milion dollare per rrjet socialPavarësisht nëse na pëlqen apo nuk na pëlqen, tani nuk ka asnjë dyshim se përdoruesit e rrjeteve sociale simpatizojnë Justin Bieber. Ai është një nga njerëzit më të ndjekur në Twitter, sapo kaloi edhe Katy Perry-in. Shumë nga këngët e tij janë ndër këngët më të shikuara ndër vite në Youtube. Prandaj, nëse Bieber krijon një rrjet social, mund të vëmë bast që njerëzit do të duan të njoftohen.

 

Justin Bieber 1.1 milion dollare per rrjet social

Sipas revistës Fortune, Bieber shpenzoi 1.100.000 dollarë në një rrjet socialë që quhet Shots of Me, që u krijua nga kompania RockLive. CEO John Shahidi the se Bieber testuar lojëra për telefona celular por duket se Shots of Me e ka bërë për vete.

“Kur i thamë se po kërkonim për të krijuar një rrjet social për adoleshentë që faktikisht të  merret ato gjëra që nuk mund të gjenden në rrjete të tjera, sytë e tij shkëlqyen” pohoi Shahidi për revistën Furtune. Rrjeti i njohur social  Facebook pësoj një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të katërt në përfitimet e tij për 2013. Edhe përse nuk ekziston akoma një faqe për rrjet social të RockLive, tashmë një aplikacion për sistemet iOS është krijuar për tu publikuar më vonë.

Por Bieber nuk është i vetmi që ka shpenzuar në RockLive. Në gushtin e viti të kaluar, 2012, shumë persona të tjerë shpenzuan të nga të ardhurat e tyre për RockLive, duke përfshirë biznesmenin Shervin Pishevar, aktorin Omar Epps dhe boksierin Floyd Maweather. /tech-al.info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.