LG Display Rrollable: Ekrani që mbështillet si gazetë!

LG Display Rrollable: Ekrani që mbështillet si gazetë!LG Display Rrollable: Ekrani që mbështillet si gazetë! CES 2016 hap dyert e saj edhe për këtë vit në të famshmin Las Vegas. Prodhuesit përgatiten që të shfaqin aftësitë e tyre dhe të parët janë përfaqësuesit e LG që japin një shije nga ajo që kanë përgatitur. Dhe ajo që do prezantojnë të mahnit vërtet dhe të lë me gojë hapur. Por çfarë do prezantojnë këtë vit?

LG Display Rrollable: Ekrani që mbështillet si gazetë!

Ndoshta shumë prej nesh janë të mendimit që teknologjia ka arritur kulmin e saj, dhe nuk gabojnë, por, pas këtij eventi të gjithë do të mahnitemi me të rejat e teknologjisë dhe brenda pak viteve do mendojmë sesi kemi bërë kaq kohë pa këto gjëra. Ok, të mos e zgjasim edhe shumë, tani mendoni që të keni në dorë një iPad pro, ose për më tepër një 18 inç Samsung Galaxy View dhe sesa e vështirë është për t’u marrë me vete. Por sa e lehtë do të ishte që ta mbështillnin tabletin tuaj ashtu si rrotullojmë një gazetë dha ta merrni me vete.

Pikërisht këtë do që të bëjë edhe LG dhe njoftoji që në eventin e CES do të prezantojë një ekran rrollable 18 inç OLED me të cilën mund të “sillesh” sikurse përdor edhe një gazetë.

Që të jemi më konkret, si LG por edhe prodhues të tjerë kanë testuar ekrane të rrumbullakosur, si LG Flex, LG Flex 2, por ajo që shpresojmë është që LG Display do ta sjelli këtë ekran shumë shpejtë përdoruesve në aparatet e reja që do nxjerr së shpejti në treg. Prandaj të bëjmë pak durim dhe të shikojmë se çfarë prototipi do të na tregojë. /Tech AL

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.