Samsung Galaxy Note 5 në Janar vjen në Evropë!

Samsung Galaxy Note 5 në Janar vjen në Evropë!
Samsung Galaxy Note 5 në Janar vjen në Evropë!

Samsung Galaxy Note 5 në Janar vjen në Evropë! Gjatë prezantimit të Galaxy Note 5 shumë u shkurajuan pasi koreani Samsung donte që fillimisht të përqendrohej në tregun Amerikan dhe në atë Aziatik. Por ja që shumë shpejtë mund ta kemi edhe ne tregun evropian sipas fjalëve që qarkullojnë së fundi.

Samsung Galaxy Note 5 në Janar vjen në Evropë!

Seria Galaxy Note është në veçanti i dashur për tregun blerës dhe ishte shumë e habitshme që Samsung nuk e pruri aparatin në Evropë ndërsa nuk përjashtohet mundësia që një gjë të tillë mund ta ketë bërë për të nxitur më shumë tregun për modelin Galaxy S6 Edge Plus.

Në lidhje me ndryshimin e planeve për ofrimin e Samsung Galaxy Note 5 në Evropë, të rejat e kënaqshme  vijnë nga Rumania pasi dhe burimi i përket një përfaqësuesi zyrtarë të Samsung. Burimi referon se provaiderat e telefonisë celulare do të kenë Galaxy Note 5 në Janar të 2016.

Në qoftë se këto thashethemet janë të vërteta, përveç një gëzimit të madh që do iu japë simpatizantëve të Galaxy Note, do të tregojë se si përfundim mbizotëroi logjika dhe do të kenë aparatin në duart e tyre shumë shpejtë. Sigurisht që do ta dëshironim një gjë të tillë edhe brenda Dhjetorit pasi dhe Samsung do të mund të rriste fitimet për shkak të festave ku shumica e personave bëjnë shpenzime të shumta. /Tech-Al.Info

Po ju, a e prisni modelin e ri?

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.