Si të gjej panelin e kontrollit në Windows 10? (Video)

Si te gjej panelin e kontrollit?Si të gjej panelin e kontrollit në Windows 10? (Video) Përshëndetje, në këtë artikull do ju shpjegojmë sesi mund të gjeni panelin e kontrollit në platformën e Windows 10 ose Windows 8. Artikulli është i shoqëruar edhe me një video mënyrë që ta keni sa më të qartë dhe të lehtë procedurën ose hapat që duhet të ndiqni. Artikulli edhe videoja janë për nivelet fillestare por edhe ata pak të avancuar. Nëse keni ndonjë mos kuptueshmëri ndehuni të lirë për të pyetur dhe do mundohemi t’jua shpjegojmë akoma më hollësisht.

Si të gjej panelin e kontrollit në Windows 10? (Video)

Për përdoruesit që kalojnë nga Windows XP ose Windows 7 kjo gjë është e vështirë pasi e kanë shumë të vështirë për të gjetur panelin e kontrollit në Windows 8 edhe Windows 10. Kjo pasi paneli i kontrollit është hequr nga menyja ‘Start’ kur ajo shfaqej pasi shtypje ‘Start’ dhe në të djathtë shfaqej ‘Control Panel’ paneli i kontrollit. Tani si mund të gjejmë panelin e kontrollit në Windows 10? Kjo gjë është shumë e thjesht. Për gjetjen e panelit të kontrollit në Windows 10 ekzistojnë dy metoda.

Metoda e parë: Tek ‘Start’ klikojmë me të djathtën e mausit. Pasi të kemi klikuar do të shfaqet një dritare ku ndër opsionet e tjera ka edhe ‘Control Panel’ paneli i kontrollit. Tek paneli i kontrollit klikojmë me të majtën e mausit. Do t’u hapet një dritare e re me të gjitha opsionet e panelit të kontrollit. Pra do të shikoni panelin e kontrollit klasik që ka sistemi Windows.

Metoda e dytë: Në tastierën tuaj në fund të tastierës do të shikoni që është një buton i cili ka shenjën e Windows para është një buton që ka një si dritare duke e mbajtur shtypur atë buton, butonin ‘Windows’, nuk ka rënësi nëse është butoni i krahut të majtë ose i krahut të djathtë, shtypni edhe butonin ‘X’ në tastierë do t shikoni se do ju shfaqet një dritare që ndër opsionet e tjera ka edhe ‘Control Panel’ paneli i kontrollit. Klikojmë ‘Control Panel’ dhe do të hapet dritarja e panelit të kontrollit.

Pra, këto janë dy metoda sesi të gjeni panelin e kontrollit në Windows 10. Shpjegimi është për personat fillestar në platformën Windows, por është edhe për personat më të avancuar të cilët kanë problem me gjetjen e panelit të kontrollit në Windows 10 pas disa ndryshimesh që vijnë në versionin e ri Windows 10. Më poshtë keni edhe një video që ju shpjegon në mënyrë të qartë dhe të thjesht. Nëse keni ndonjë pyetje komentoni këtu në Tech Al dhe do mundohemi t’ua shpjegojmë në mënyrë sa më të thjesht. /Tech Al

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim hap pas hapi

Në këtë artikull këtu në do t’ju shpjegojmë se të instalojmë Signal në kompjuter ose …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.