255 milion i kushtoi Apple teknologjia e PrimeSense. Për ata që nuk e njohin ose nuk kanë dëgjuar më parë për PrimeSense, bëhet fjalë për kompaninë izraelite që krijojë teknologjinë e sensorëve 3D për celular, është e njëjtë me atë që përdoret në Kincet të Microsoft dhe të Xbox. Bëhet fjalë për një biznes shumë të leverdishëm që ka tërhequr vëmendjen e kompanisë amerikane Apple qysh nga vera tashmë, nga momenti që dolën thashethemet e para shitjen e saj.
255 milion i kushtoi Apple teknologjia e PrimeSense
Tani, një publikim i ri në revistën ekonomike Calcalist referon se marrëveshja midis të dyja palëve tashmë është kryer dhe çmimi për të zaptuar PrimeSense është rreth 255 milion euro ose 345 milion dollarë. Teknologjia e PrimeSense, përveç Kintec, gjenden edhe në sektorë të tjerë dhe aparate të ndryshëm, si e ardhshmja 3D scanners dhe Asus Xtion.
Për këtë publikim është interesant fakti se asnjë nga të dyja palët nuk deshi që ta komentonte, dhe për këtë ngjarje faktikisht nuk është asgjë zyrtare. Por gjithsesi një shprehje thotë se: aty ku del tym ka edhe zjarr, kështu që shumë mundësi që blerja të jetë «bërë». Se çfarë do të bëjë komani Apple me teknologjinë e PrimeSense është një temë që tashmë po i mundon analistët dhe specialistët. Por një gjë është e sigurt që gjiganti i teknologjisë që të shpenzojë një shumë prej 255 milion euro për teknologjinë PrimeSense do të këtë ndonjë projekt tashmë që kjo teknologji është e çmuar për atë. Prandaj le të përgatitemi për surpriza në të ardhmen e afërt…