Që nga koha e largët e Windows 95, safe mode ka ndihmuar në rregullimin e problemeve në sistemin operativ Windows, duke shmangur formatimin e sigurt. Safe mode i ndihmon përdoruesit që të diagnostikojnë dhe të rregullojnë problemet që shfaq Windows. Me safe mode aktivizohen dhe ekzekutohen vetëm programet më të rëndësishme të sistemit operativë. Më këtë mënyrë nuk ekzekutohen drivers ose service të tjera dhe rrjedhimisht zvogëlohet burimi i problemeve.
Si të futem në safe mode Windows 10
Por nga koha që BIOS u zëvendësua me UEFI dhe hard disku (disku i ngurtë) u bë SSDs, por edhe lançimi Windows 8 ndryshoi edhe metodën e futjes në Safe mode. Mund të keni përdorur duke shtypur f8 por shpejtë keni kuptuar se kjo nuk është më mundur. Ndoshta keni menduar se në Windows 10 nuk ekziston më metoda e hyrjes në safe mode, por e keni gabim. Edhe në Windows 10 mund të futeni në safe mode, por në një mënyrë më ndryshe.
Në videon e mëposhtme shpjegohet se si mund të futeni në Safe mode në Windows 10.