Apple nxjerr iOS 9.0.2! Apple lansoi dje iOS 9.0.2, ky është përditësimi i dytë për versionin iOS 9, një javë pas nxjerrjes së iOS 9.0.1 që zgjidhte problemet që u shfaqën pas kalimit në versionin iOS 9 të gjitha aparatet mbështetëse iPhone, iPad dhe iPod Touch.
Apple nxjerr iOS 9.0.2!
Akoma edhe njëherë Apple tregohet konsistent në temat e upgrade duke marrë masa të menjëhershme për të zgjidhur problemet e përdoruesve dy javë pas prezantimit zyrtar të versionit iOS 9, me këtë përditësim mundëson rregullimin e mikroproblemet që u shfaqën.
Upgrade i ri përmirëson funksionimin e aparateve të përputhshëm me iOS 9 dhe rregullon problemet në lidhje me aktivizimin dhe ç’aktivizimin e të dhënave për përdorimin e internetit në pajisje, aktivizimin e iMessage e cila tek disa përdorues nuk ishte e mundur që të bëhej dhe probleme me backup në iCloud.
Gjithashtu, rregullon probleme me rrotullimin e ekranit kur aparati merrte ndonjë njoftim ndërsa u rregullua stabiliteti i aplikacionit Podcasts.
Upgrade është i disponueshëm për të gjitha aparatet iPhone, iPad dhe iPod Touch që operojnë iOS 9. /Tech-Al.Info/
Ja edhe lista për upgrade:
iPhone 6S Plus
iPhone 6S
iPhone 6 Plus
iPhone 6
iPhone 5S
iPhone 5C
iPhone 5
iPhone 4S
iPad Air 2
iPad Air
iPad 4
iPad 3
iPad 2
iPad Mini 3
iPad Mini 2
iPad Mini
iPod Touch 5G