Apple patente për ekran që nuk thyhet kur rrëzohet! Si përfundim i shimë përfoluri mbulim prej safiri nuk hyri në modelet iPhone 6 që të bënte ekranin e tyre më rezistentë. Por nga sa duket kompania Apple po pregatitë diçka tjetër për të mbrojtur ekranet në aparatet iPhone nëse bien. Zakonisht, kur bie smartfoni nga duart të vetmen gjë që kemi në dorë për të bërë është që të lutemi që të mos bjer me ekran dhe të thyhet.
Apple patente për ekran që nuk thyhet kur rrëzohet!
Këtë do të shmangë Apple në iPhone-t e ardhshëm duke patentuar një mekanizëm që nëpërmjet sensorve të bashkëngjitur në celular, do ta kuptoi kur bie. Kur e dikton se po rrëzohet, do të ketë disa tabs të përthyer përreth ekranit, të cilat në rast ekrani bie drejtë tokës, do të eliminojnë tronditjen. Kështu që xhami do të shpëtoi.
Gjëja pozitive është se kjo patentë ndoshta të mos dojë teknologji të re, pasi në shumicën e telefonave inteligjent ekzistojnë sansor të aftë për të kuptuar rënien, pedometër dhe gjiroskop. Mendojmë se është thjeshtë çështje kalibrimi për të kuptuar telefoni se kur bie.
Megjithatë, duhet të referojmë se bëhet fjalë për një patentë që nuk i dihet nëse do të aplikohet ndonjëherë nga Apple. Por patenta do të ishte vërtet shumë e dobishme, por tabs që do të rrethojnë ekranin, nuk janë edhe shumë tërheqëse. Si mendoni ju për një patentë të tillë?