Çfarë është një Hoverboard?

Çfarë është Hoverboards? Shumë prej jush mund të kenë dëgjuar për Hoverboards në filmat fantastiko-shkencorë të viteve ’80 – ’90.
Koncepti i atyre viteve për ato ishte një dërrasë siç është e ajo e patinave e cila pluskonte në ajër dhe përdorej për transportim. Edhe pse ideja është e ngjashme, produkti i ri me të njëjtin emër nuk fluturon në ajër por përdor dy rrota dhe është me bateri të karikueshme. Nuk kanë mbushur ende vitin nga hedhja në treg, dhe mund themi me plot gojë që është një produkt i suksesshëm i cili ka për të pushtuar tregun pasi është një trend gjithnjë e në rritje.
Çfarë është një Hoverboard?
Hoverboard rrjedh nga anglishtja hover=pluskoj dhe board=derrasë, pra dërrasë pluskuese në ajër, pot megjithatë për produktin në fjalë një shpjegim më i saktë mund të ishte skuter portativ. Çmimi është te rreth 300 dollarë.
SPECIFIKAT TEKNIKE | |
---|---|
Shpejtësia maksimale që arrin | 10km/orë |
Koha e karikimit të baterisë | 2 deri 3 orë |
Lloji i baterisë | Litium |
Voltazhi | 36V |
Punon në temperaturat | Nga -15℃ deri 50 ℃ |
Pesha | 17 – 20 kg |
Në video e mëposhtme do të shihni një prezantim të tij që nga hapja e pakos dhe sesi ta përdorni.