Dogana për blerjet në internet

Dogana për blerjet në internet

Dogana për blerjet në internet është një temë që u intereson shumë personave. Blerjet në internet janë shtuar shumë gjatë dekadës së fundit. Madje blerjet në internet u rritën aq shumë saqë tërhoqi edhe vëmendjen e qeverisë në vitin 2016. Po atë vit qeveria nxori një urdhër për blerjet në internet, ose që njihen ndryshe edhe si blerjet online. Këtu theksojmë që bëhet fjalë për mallrat ose produktet që vijnë nga jashtë Shqipërisë, jo për blerjet që bëhen në dyqane që kanë importuar tashmë mallra ose produkte dhe kanë bërë zhdoganimin.

Dogana për blerjet në internet

Në vitin 2014 ishte miratuar një ligj që kufiri i pataksueshëm për blerjet online nga individë fizik ishte 20 mijë lekë të rinj. Por në vitin 2016 ky ligj u ndryshua, dhe kufiri i mallrave që importoheshin nga individë fizik për blerjet në internet u bë deri në 22 euro. Kurse për produktet që vijnë si dhuratë u bë 45 euro.

Në vitin 2017 ligji pati disa ndryshime pasi hallakatja ishe e madhe. Malli fillimisht bllokohej në doganë në Tiranë. Personit i vine një shënim që malli i ishte bllokuar në doganë në Tiranë dhe personi duhet të paraqitej atje. Orari i doganës ishte 11-13. Personi në këto dy orë duhet të paraqitej në zyrën doganore në Tiranë që të merrte një dokument që përcaktonte vlerën që duhet të paguante për zhdoganim. Pastaj personi duhet të vinte në bankë, të kryente pagesën dhe të kthehej përsëri në doganë për të mare pakon. Por pas disa kohësh u kuptua që kjo ishte vërtetë një hallakatje e madhe. Kështu që organet kompetente vendosën që personi të mos shkonte në zyrën doganore në Tiranë. Pakoja të shkonte në zyrën postare në qytetin përkatës dhe nga aty personi të merrte mandatin e pagesës për zhdoganim. Kjo ishte një lehtësim i vërtet të paktën për dy arsye. E para ishte që radha në pritje nuk do ishte si në zyrën doganore në Tiranë. Dhe e dyta në qytetin e vetë personi mund të gjente banka më afër postës qendrore për të mbaruar punë.  

Dogana për blerjet në internet udhëzimi 2019

Por edhe pas disa ndryshimeve përsëri shumica e personave nuk janë të informuar akoma. Ose nuk e kuptojnë akoma se për cilët produkte duhet të paguajnë doganë. Për këtë arsye Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u ka dërguar edhe një letër e cila ka hyrë në fuqi nga muaj Mars të 2019. Në letër jepeshin sqarime se për cilat dërgesa duhet të bëheshin zhdoganime. Për të sqaruar sa më mirë njerëzit, doganat kanë dhënë dhe një rast konkret:

“P.sh nëse një këllëf telefoni është blerë online me një çmim 20 euro. Kurse shpenzimi për transport është 5 euro atëherë kemi të bëjmë me mall me vlerë të papërfillshme. Pasi në këtë rast çmimi i këllëfit të telefonit në vetvete është nën kufirin 22 euro.

Por, në rast se këllëfi telefonit blihet me një çmim prej 23 euro. Shpenzimi i transportit është 5 euro, atëherë nuk kemi të bëjmë me një mall me vlerë të papërfillshme. Në këtë rast për të përllogaritur detyrimet që duhen paguar në doganë, shumës prej 23 euro do t’i shtohen edhe shpenzimet e transportit”.

Më poshtë është edhe letra që u është dërguar të gjithave departamenteve të doganave, të gjithave drejtorive të doganave dhe të gjithave degëve doganore. Letra mbanë firmën dhe vulën e Drejtorit të Përgjithshëm znj. Belinda Ikonomi.

Dogana për blerjet në internet
Dogana për blerjet në internet
Dogana për blerjet në internet

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1. Apple …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *