Google maps tashme me shpejtësimatës dhe kufij shpejtësi edhe në iPhone. Gati pesë vjet pasi shfaqjes së këtyre funksioneve në telefonat me Android, Google integron këto funksione edhe në iPhone dhe CarPlay. Me këto funksione përdoruesit e iPhone do të mund të shmangin tejkalimin shpejtësisë dhe si pasojë gjobat që mund të vijnë si rrjedhim.
Google maps tashme me shpejtësimatës dhe kufij shpejtësi edhe në iPhone
Google ka filluar të integroi treguesin e shpejtësinë dhe kufijtë e shpejtësisë për përdoruesit e iPhone botërisht. Kur njerëzit fillojnë navigimin në Google Maps, shpejtësia e automjetit shfaqet në milje ose kilometra, në varësi të përzgjedhjes që ka bërë përdoruesi. Si fillim këto funksione të reja u shfaqën në Indi. Tashmë, Google, vërtetoi të martën se këto funksione do të shtrihen në mbarë botën.
Si të aktivizojmë treguesin e shpejtësisë dhe kufijtë e shpejtësisë
Mund të aktivizoni treguesin e shpejtësisë dhe kufijtë e shpejtësisë në iPhone duke kalikur mbi profilin në aplikacionin Google maps. Pastaj shkojmë Cilësimet> Orientimi> pastaj rrëshqasim poshtë dhe poshtë Shfaqja e hartës aktivizojmë Shfaq kufijtë e shpejtësisë dhe Shfaq shpejtësimatësin. Sapo të aktivizoni këto dy opsionet, funksioni kufijtë e shpejtësisë do të ndryshojnë ngjyrë për t’ju paralajmëruar që keni kaluar limitin e shpejtësisë së lejuar në zonën ku vozisni.
Në faqen mbështetëse, Google ka referuar se shpejtësimatësi që tregon shpejtësinë në ekran është vetëm informues. Prandaj përdoruesit duhet të bazohen në treguesin e shpejtësisë ka automjeti për të konfirmuar shpejtësinë e vërtetë me të cilën lëvizni.
Këtë dy funksione në sistemin Android Google i integroi që nga viti 2019. Në Maj të po atij viti, këtë funksione u ofruan në më shumë se 40 vende, pas disa fazave pilot në disa tregje. Meqenëse harta e iPhone ( Apple maps) për Shqipërinë lë shumë për të dëshiruar, është një mundësi më shumë për të përdorur Google map në iPhone.