Zhvillime të reja vijnë për sa përket të shumë përfolurës dhe agonisë së 22 tetorit që ka deklaruar kompania Nokia. Më në fund Nokia vendosi që të jap edhe disa informacione për sa i përket datës së 22 tetorit. Sipas blogut zyrtar të kompanisë bëhet fjalë për një konferencë që do mbahet në vendin e Abu Dhabi.
Nokia jep informacione te reja per 22 Tetorin
Konferenca do të mbahet në orën 09:00 sipas orës së Shqipërisë. Por Nokia do të japë mundësinë për të gjithë të interesuarit që të mund ta ndjekin këtë event drejtpërdrejtë kudo që ndodhen, vetëm të kenë akses në internet, nëpërmjet linkut conversations.nokia.com. të interesuar do të mund ta ndjekin këtë konferencë online nga cili do lloj aparati për të naviguar në internet që mund të kenë, si smartphone, tabletë apo pc.
Është për të theksuar se data e 22 tetorit na ka mërzitur disi, pasi është folur e përfolur kaq shumë për këtë datë, pas deklaratës që ka bërë kompania Nokia. Por thashethemet thonë se në këtë konferencë pritet që Nokia të nxjerrë të shumë përfolurin Lumia 1520, dhe jo vetëm, por pritet që të dalin edhe shumë aparate të rinj. Por gjithsesi le të presim se çfarë do të na zbuloi Nokia më 22 tetor.