OnePlus Mini çmimi dhe kur do qarkullojë! Ndoshta nuk ka mundur akoma për të gjetur mënyrën e duhur për të hedhur në treg smartfonat dhe të pranoi që e ka bërë “lëmsh”, por duket që OnePlus këtë vit do të hedh në qarkullim dhe modelin e dytë përveç modelit OnePlus 2. Bëhet fjalë për modelin OnePlus Mini i cili pritet që të jetë akoma më ekonomik.
OnePlus Mini çmimi dhe kur do qarkullojë!
Sot qarkullan informacione me karakteristikat e plota teknike të pa prezantuarit zyrtarisht OnePlus Mini. Referohet se ka ekran 5 inç me rezolucion 1080p dhe 2.5D Gorilla Glass (nuk ka shumë kohë që ekranet 5 inç konsideroheshin gjigand për smartfon, dhe tani arritëm që t’i quajmë «mini»). Mbanë MediaTek Helio X10 (MT6795T) i sinkronizuar në 2.2GHz tetëbërthamësh Cortex-A53 CPU.
Modeli OnePlus Mini ka memorje RAM 2GB, memorje të brendshme 32GB, por nuk ka dopio-kamer ashtu si kishin qarkulluar disa zëra dikur, por kamera kryesore është 13 Megapixel me sensor Sony IMX258, madhësi lenti f/2.0 dual-tone LED flash dhe kamera të dytë 5 Megapixel me lent wide-angel për selfie në grup. Bateri trupore 3000 me 3100mAh, USB tipi-C, një teknologji të tipit karikim të shpejtë, NFC dhe IR blaster, të cilat mungojnë tek modeli premium OnePlus 2.
Ka të montuar sensorin për shënjat e gishtërinjëve në pjesën e pasme, 1.2W boks para, FM radio, garanci IP67 për rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe prodhim plastik. Dhe ëmbëlsira për në fund si thotë edhe populli çmimi i OnePlus Mini do jetë rreth 250 dollarë pritet të dalë në treg në muajin Nëntor-Dhjetor, por nuk është qartësuar akoma nëse do të jetë akoma sistemi i ftesave. Pra ne në Tech-Al jemi të rezervuar për sa i përketë informacioneve të tilla, por le të presim prezantimin zyrtarë për të patur një informacion më të saktë. /Tech-Al.Info