Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

OnePlus Mini çmimi dhe kur do qarkullojë!

OnePlus Mini OnePlus Mini çmimi dhe kur do qarkullojë! Ndoshta nuk ka mundur akoma për të gjetur mënyrën e duhur për të hedhur në treg smartfonat dhe të pranoi që e ka bërë “lëmsh”, por duket që OnePlus këtë vit do të hedh në qarkullim dhe modelin e dytë përveç modelit OnePlus 2. Bëhet fjalë për modelin OnePlus Mini i cili pritet që të jetë akoma më ekonomik.

OnePlus Mini çmimi dhe kur do qarkullojë!

Sot qarkullan informacione me karakteristikat e plota teknike të pa prezantuarit zyrtarisht OnePlus Mini. Referohet se ka ekran 5 inç me rezolucion 1080p dhe 2.5D Gorilla Glass (nuk ka shumë kohë që ekranet 5 inç konsideroheshin gjigand për smartfon, dhe tani arritëm që t’i quajmë «mini»). Mbanë MediaTek Helio X10 (MT6795T) i sinkronizuar në 2.2GHz tetëbërthamësh Cortex-A53 CPU.
Modeli OnePlus Mini ka memorje RAM 2GB, memorje të brendshme 32GB, por nuk ka dopio-kamer ashtu si kishin qarkulluar disa zëra dikur, por kamera kryesore është 13 Megapixel me sensor Sony IMX258, madhësi lenti f/2.0 dual-tone LED flash dhe kamera të dytë 5 Megapixel me lent wide-angel për selfie në grup. Bateri trupore 3000 me 3100mAh, USB tipi-C, një teknologji të tipit karikim të shpejtë, NFC dhe IR blaster, të cilat mungojnë tek modeli premium OnePlus 2.
Ka të montuar sensorin për shënjat e gishtërinjëve në pjesën e pasme, 1.2W boks para, FM radio, garanci IP67 për rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe prodhim plastik. Dhe ëmbëlsira për në fund si thotë edhe populli çmimi i OnePlus Mini do jetë rreth 250 dollarë pritet të dalë në treg në muajin Nëntor-Dhjetor, por nuk është qartësuar akoma nëse do të jetë akoma sistemi i ftesave. Pra ne në Tech-Al jemi të rezervuar për sa i përketë informacioneve të tilla, por le të presim prezantimin zyrtarë për të patur një informacion më të saktë. /Tech-Al.Info

Exit mobile version