Logitech Keyboard Folio mini dhe Logitech Keyboard Folio janë dy modelet e reja që prezantoi kompania Logitech duke zgjeruar kështu gamën e saj në drejtimin e tabletave. Meqenëse produkti i ri përbëhet nga një copë e veçantë, është modeluar që në një farë mënyre jo vetëm të mbrojë tabletën dhe ekranin por dhe estetikën e saj. Produktet e reja mund të shkojnë shumë me stilin e kujtdo pasi kompania ka menduar për çdo gusto. Duke i nxjerrë produktet e rinj në një shumëllojshmërish ngjyrash duke plotësuar kështu shijet e gjithsecilit.
Produkti i ri i Logitech për tableta dhe iPad
«Synimi ynë me modelin e ri Logitech Keyboard Folio ishte që të zhvillojmë përvojën e tastierave të mbulesë-tastiere Logitech Ultrathin (e cila tashmë është vlerësuar), duke i shtrua një shtresë mbrojtëse ekstra» sqaron zëvendës presidenti i kompanisë Logitech Mike Culver. «Që të shkojmë akoma një hapë më larg, ndërlidhëm teknologjinë dhe përvojën tonë për të ndërtuar një tastierë me materiale të cilësisë së lartë. Duke ofruar kështu mundësinë për një punim sa më efikas dhe një mbrojtje që përdoruesit e dëshirojnë për tabletat e tyre» – përfundoi Mike Culver.
Duke kombinuar materiale të avancuara në ndërtim e me një linjë të pastër Logitech, arriti që të lidhte estetiken me praktiken në modelet e saj të rinj. Kështu që përdoruesi do të jetë mese i kënaqur, domethënë, do të mund të ketë në dispozicion një produkt që do t’i shkoi për shtatë stilit të tij, por dhe mundësinë për të mbrojtur tabletën e tij.
Logitech Keyboard Folio lidhet me iPad-in nëpërmjet Bluetooth dhe mundëson përdorimin e një tastiere me përmasa normale, bashkë me butona të posaçëm për përdorimin e iPad-it, duke e ndihmua kështu përdoruesin që të mund të shmangë përdorimin e ekranit me prekje. Dhe si përfundim, për sa i përket jetëgjatësisë së baterisë të Logitech Keyboard Folio ofron opsionin e nisjes së menjëhershme dhe të ndalimin e tabletës, pra kur e hapim dhe e mbyllim, duke mundësuar kështu që bateria të zgjasë sa më gjatë.