Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge (foto)

Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge (foto)Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge (foto) Si e thamë edhe në artikullin e djeshëm: Te rejat e fundit nga Samsung S6 dhe nga HTC M9 që sot pritej që Samsung të prezantonte modelin e ri të seris Galaxy S, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge. Dhe gjiganti korean Samsung prezantoi sot modelet e reja dhe ashtu si pritej modelet e reja kanë prurë një risi të vërtetë në serinë Galaxy S, pasi është i pari i serisë me përbërje metalike dhe xham në pjesën e parme dhe të pasme. Dhe vetëm kjo i bënë Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge Galaxy-it më të bukur që kemi parë ndonjëherë. Cilësia e përbërjes është shumë e mirë, por tani nuk kemi garancinë IP, gjë kjo që aparati nuk është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Korniza është prej alumini gjë që e bënë Galasxy-n edhe më të bukur.

Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge (foto)

Më poshtë keni edhe fotot e modeleve të reja të Galaxy S6  dhe Galaxy S6 Edge, por le të flasim pak në mënyrë zyrtare për sa i përket të dhënave teknike të Galaxy S6 dhe të Galaxy S6 Edge. Ekrani i modeleve të reja Samsung Galaxy S6 është 5.1 inç, teknologjia Super AMOLED, me analizë Quad HD. Ekrani është i mbrojtur nga Gorilla Glass 4. Galaxy S6 Edge ka kryesisht në ekran dhe te të dy anët e aparatit. Në fasadë shikojmë gjithashtu Home Button me një stil të ri, që mbështetë teknologjinë e re Samsung Pay, për të bërë pagesat nga aparati jonë.

Samsung Pay mbështetet në NFC dhe në MST (Magnetic Secure Transmission) për të realizuar pagesat. Bashkëpunon me Visa, MasterCard por tani Samsung bashkëpunon me American Express, Bank of America, Citi, JPMorgan Chase dhe U.S. Bank.

Për sa i përket pjesës së brendshme, Samsung braktis Qualcomm dhe mbështetet ekskluzivisht në fuqitë e tija. Në modelet e reja Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge montohet një Samsung Exynos 7420 në 14nm që është më efikas në energji se sa Snapdragon 810 që është në 20nm.

Procesori është tetëbërthamësh me 4 bërthama ARM Cortex-A57 i kronizuar në 2.1 GHz dhe 4 bërthama Cortex-A53 i kronizuar në 1.5 GHz. Grafika përfshin një Mali-T760 GPU, ndërsa paketa mbyllet me një memorie RAM që numëron 3GB dhe është LPDDR4!

Për sa i përket kamerës kemi të riun ISOCELL me sensor 16 MP, ndërsa kamera përmban stabilizator optik për ikonë (OIS) dhe f/1.9. Kamera ka vetëm LED Flash dhe mund të regjistroi video 4K. Kurse kamera e parme është 5MP, e aftë për të bërë video 1080p. Aplikacioni i kamerës ndryshon plotësisht duke pasur shtesa të reja.

Pra këto për sa i përket Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge (foto), në vazhdim do ju shkruajmë më shumë të dhëna për këta dy ekzemplarë.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1. Apple …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *