Te rejat e fundit nga Samsung S6 dhe nga HTC M9

Te rejat e fundit nga Samsung S6 dhe nga HTC M9Marsi i kaq pritur erdhi dhe për 4 ditë qyteti i Barcelonës do të jetë në një kaos të vërtet pasi aty bëhet panairi i përvitshëm më i madh në botë për telefonat celular, Kongresi Botëror i Celularëve, Mobile World Congress (MWC). Për sa i përket teknologjisë mund të themi që ka dhjetëra të tilla çdo vit, por nëse dëshironi të jeni të sigurt për lajmet dhe për të hedhur një sy smartphon-ve të fundit dhe të mësoni çdo gjë që ka lidhje me botën e celularëve, atëherë panairi MWC i cili fillon më datë 2 Mars është vendi ideal.

Sigurisht që ky panair është me tepër sesa një show. Aty mblidhen udhëheqësit e teknologjisë ku diskutojnë për tema të ndryshme për sa i përket teknologjisë së telefonave celular, përfshirë teknologjinë 5G, politikat e telefonisë dhe të internetit në përgjithësi. Panairi i MWC vitin e kaluar tërhoqi mbi 80 mijë të pranishëm dhe ishte vendi ku shefi ekzekutiv i rrjetit shoqërorë Facebook, Mark Zuckerberg, shpjegoi se pse aplikacioni Whatsapp kishte vlerë më shumë për të se rrjetet sociale të tjera dhe deklaroi për të lidhur miliarda njerëz në të ardhmen.

Te rejat e fundit nga Samsung S6 dhe nga HTC M9

Dhe sigurisht ato që i japin më shumë rëndësi këtij evenimenti janë ato që quhen flagship dhe më konkretisht janë markat e njohura si Samsung dhe HTC. Prandaj le të flasim pak për shumë të përfolurin modelin e ri të gjigantit korean, Samsung. Samsung ka premtuar se do të nxjerrë modelin e ri Sasmung Galaxy S6. Por sipas të rejave të fundit tregohet se Galaxy S6 do të dal nga pakua një ditë para fillimit të panairit, pra më datë 1 Mars, dhe më 2 Mars ai do të jetë në dispozicion të të gjithë të pranishmëve në eveniment.

Sipas disa burimeve, Sasmung ka bërë disa ndryshime rrënjësore në modelin e ri Galaxy S6 duke filluar nga skeleti ti tij i cili ka përbërje metalike. Pas vitit 2014 i cili ishte vërtetë një vit i vështirë për Sasmung, duket se vitin 2015 do ta filloi me “këmbë të mbarë” duke filluar një fushatë të quajtur TheNextGalaxy në rrjetet sociale si Twitter dhe Instagram. Dhe shumë mendojnë se me modelin e ri Samsung duket se do t’i hapë një “luftë” modeleve të reja të Apple, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Por ajo që mbetet akoma mister është për sa i përket çmimit që do të ketë modeli i ri Galaxy S6.

Të rejat nga HTC M9

Edhe taivanezi HTC duket se do sjell disa ndryshime rrënjësore për sa i përket telefonave inteligjent. HTC ka kërkuar që të bëjë një transformim nga një krijues i smartphone dhe kompani softuerike, në krijimin e kamerës RE. Si e thamë që Sasmung vjen vrullshëm pas një viti të vështir, por HTC mendohet të kthehet pas tre vjetëve të vështira. Por për sa i përket modelit të ri, HTC One M9, kompania ka qenë më e rezervuar duke parapëlqyer që të japë gjatë MWC më shumë detaje. Por sipas disa burimeve thuhet se HTC do të nxjerrë një model të quajtur M9 One më 1 Mars duke i vene edhe një emër misterioz eventi “utopia inprogress”.

Por modeli i ri është bërë një mulli thashethemesh pasi disa thonë që do mbajë të njëjtin dizajn të paraardhësit M8, dhe do të përfshi një pajisje me dy modula kamere në pjesën e pasme. Kurse të tjerë thonë se do të ketë një modul të madh kamere të pasme. Dhe në krye të këtyre thashethemeve janë fjalë për sa i përket lojërave të vogla si ato që gjenden dhe në modelet e reja të Desire HTC.

Imazhet e fundit që qarkullojnë tregojnë se HTC e ka riorganizuar tërësisht dizajnin e modelit flagship të saj duke e përputhur buzë më buzë xhamin në pjesët anësore. Sipas imazheve mund të kuptojmë se HTC mund të nxjerrë dy pajisje, një ma të madh me një Home buton ose skaner për shenjat e gishtit dhe një më të vogël pa një buton Home. Por gjithsesi edhe 2 ditë ngelen nga MWC nga ku do të marrim informacione zyrtare jo vetëm për Galaxy S6 dhe HTC One M9 por edhe të tjera si LG, Experia 4, Lumia të Microsoft e shumë të tjerave. /tech-al.info

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1. Apple …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *