Servis celularësh në Tiranë

Servis celularësh në Tiranë

Po kërkoni për Servis celularësh në Tiranë? Ndoshta e keni dëgjuar atë ankdotën:
Dikush kishte blerë një iPhone të ri. Kur u shtri në krevat dëgjon një krrrrrc. O Zot -tha- të lutem bëj të më jetë thyer ndonjë kockë.
Ndoshta na vjen për të qeshur, por kur mendojmë që një iPhone kushton gati 1700 Euro atëherë na ngrin e qeshura.

Servis celularësh në Tiranë

Por sa do të kujdesshëm që mund të tregohemi nuk mund të parandalojmë çdo gjë. Të gjithëve mund të na ndodh që pa dashur ose nga pakujdesi mund të dëmtojmë telefonin tonë. Qoftë kjo për fajin tonë, qoftë për fajin e të tjerëve. Nuk ka rëndësi sa se i shtrenjtë mund të jetë telefoni. Nuk ka rëndësi se çfarë marke telefoni mund të jetë. Të gjithëve mund të na prishet. Mund të thyhet ekrani, mund të dëmtohet taçi ose mund të pësoi edhe dëmtime të tjera. Prandaj, pas një problemi të telefonit, ajo që na merakos më shumë është të gjejmë një servis celularësh të besueshëm.

Pra, si e referuam edhe më lartë telefonin mund ta prishim pa dashje, si ne, po ashtu edhe të tjerët. Edhe ne të Tech AL që tregohemi gjithmonë të kujdesshëm, patëm disa probleme me telefonat. Kërkuam për servise celularesh në Tiranë dhe gjetëm një që na kreu punë shumë shpejtë dhe me cilësi shumë të mirë. E vërteta është se në Tiranë ekzistojnë shumë dyqane për servis celularësh, por ata që janë cilësor mund t’i numërosh me gishtat e njërës dorë.

Një telefon që mund të kushtoj 50-100 euro mund ta lëmë pa e menduar dy herë. Por kur kemi të bëjmë me një Samsung Galaxy S10, ndonjë Samsung Galaxy Note 10 apo ndonjë iPhone 11 Max Pro, vështirë se mund ta linim në servisin e parë për celularë që na del përpara.

SmartAL Servis celularësh në Tiranë

Ne patëm problem me një telefon iPhone. Na kishte rënë dhe ishte dëmtuar xhami ekranit, por ekrani funksiononte pa problem. Megjithëse nuk përbënte problem për funksionimin e ekranit dhe të taçit, nuk mund ta mbanim në atë gjendje. Kështu që kërkuam për servis celularesh të ndryshëm në Tiranë. Pothuajse në çdo servis celularësh që pyetëm, asnjëri nuk rregullonte vetëm xhamin mbrojtës. Të gjithë ndërronin komplet ekranin e telefonit. Por si e dimë, ekran origjinal për iPhone nuk mund të gjendet. Kështu që sado cilësor që mund të jetë një ekran, si origjinali i vetë iPhone nuk mund të jetë.

Kështu pas shumë kërkimesh gjetëm atë që mund ta themi me plotë gojë më të mirin servis celularësh në Tiranë. Servisin e celularëve mund ta gjeni në adresën: Smartal Service, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania 1005.

Në servisin celularëve SmartAL, mund të gjeni aksesorë të ndryshëm për celularë si, këllëf për iPhone, këllëf për Samsung Galaxy por edhe këllëf për celularë të ndryshëm. Në servis mund të gjeni edhe xhama mbrojtës për iPhone. Xhama mbrojtës për Samsung Galaxy. Xhama mbrojtës për Huawei të modeleve të ndryshëm, por edhe për marka të tjera të njohura si celularë Xiaomi, celularë LG por edhe shumë marka të tjera.

Ofertë 10% ulje

Në servisin e celularëve SmartAL mund të gjeni edhe bateri cilësore për iPhone. Bateri për Samsung Galaxy S10. Bateri për celularë Galaxy Note 10, por edhe të markave të ndryshëm. Madje nëse përdorin referimin e këtij artikulli deri më datë 31 Dhjetor 2019 do keni ulje 10% në ndryshimin e xhamit mbrojtës të ekranit. Kujdes jo të xhamit mbrojtës që kushton nga 200-1000 lekë të reja, por për xhamin mbrojtës të ekranit i cili është i ngjitur nga fabrika. Pra, tani s’keni pse e mbani më celularin tuaj me ekran të dëmtuar. Por as nuk keni pse të ndryshoni komplet ekranin për diçka që servisi celularëve SmartAL mund ta rregullojë.

Duke mbajtur ekranin origjinal të telefonit jo vetëm që do keni cilësinë e duhur por edhe do ketë jetëgjatësinë e madhe celulari juaj. Mund të kontaktoni me servisin e celularëve ose nëpërmjet faqes së dyqanit në Facebook ose kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 569 9723. Mos harroni edhe ofertën me 10% ulje për ndryshimin e xhamit nëse përdorni referimin e këtij artikulli deri më datë 31 Dhjetor 2019. Pra kur të jeni në dyqan referoni që keni lexuar këtë artikull në Tech AL duke e treguar në telefonin tuaj. Urojmë të mos prishet kurrë telefoni juaj, por edhe nëse prishet mund ta rregulloni tek servisi celularëve në Tiranë SmartAL.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

One comment

  1. Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.