Vjen MP01 për të na lehtësuar jetën!

Vjen MP01 për të na lehtësuar jetën!
Vjen MP01 për të na lehtësuar jetën!

Vjen MP01 për të na lehtësuar jetën! Pasi bëmë gjithë sa mundemi për të vendosur sa më shumë teknologji në xhep tonë, domethënë në telefonin tonë celular, vërtetuam se nuk kemi disiplinën për ta kontrolluar. Dora u bë skllav i saj, mbuloi të gjithë kohën tonë të lirë, rrjetet shoqërore dhe njoftimet e tyre zunë vendin e jetës reale dhe tani duam që ta shkëpusim, por sigurisht papasur sukses.

Vjen MP01 për të na lehtësuar jetën!

Por, janë gjithmonë pionierët dhe menaxherët vizionar ata që gjejnë zgjidhjen përsëri, dhe kjo është akoma më pak teknologji. Në Shtator doli në treg telefoni MP01 i kompanisë zvicerane Punkt dhe pritet disa modele të kompanive të ndryshme. Cila është pika e tyre e fortë? Premtojnë sa do na kthejnë prapa jetën tonë! Si? Me… mungesën e funksioneve të tyre.

MP01 është një elegant, i vogël, celular i favorshëm me butona dhe jo me ekran me prekje, që ofron vetëm funksionet e nevojshme: kryerjen e telefonatave dhe dërgimin e mesazheve te shkruar. Mund të ruhen deri në 3000 kontakte dhe përmban një kalendar për takimet dhe detyrimet, ndërkohë mund të lidhet me USB dhe t’i kaloni kontaktet nëpërmjet kompjuterit, gjithashtu edhe të ‘vëllazërohet’ me smartfonin tonë, për të pranuar telefonata nga ai -që të funksionojnë me të njëjtën kartë SIM domethënë. Për sa i përket baterisë së tij? Smartfonat e sotëm mund t’u shkoi bateri me vështirësi një ditë nëse përdoren intensivisht. Zakonisht të tradhtojnë gjatë telefonatës më të rëndësishme! MP01 na kthen në ato kohëra që kishte ditë që kishim harruar për të karikuar aparatin tonë.

Me pak fjalë, bëhet fjalë për atë që si e quan edhe CEO i Punkt, Piter Nebi: një ‘telefon i pasdites’ ose ‘telefoni i pushimeve’. ‘Smartfoni është zyra ime, por, pasdite kur kthehem në shtëpi, mbaj vetëm MP01. Nëse nevojitet që të kryej ose pres ndonjë telefonatë, nuk shpërqendrohem nga dhjetëra njoftime që do jenë radhitur në smartfone, nuk tundohem për t’u ‘lidhur’. Nëse nuk je shumë i disiplinuar, smartfoni të bënë që të humbasësh gjithë ditën pa e kuptuar. Por MP01 i jot të kthen jetën prapa.’

Nevojën që përshkruan z. Nebi e kanë kuptuar edhe të tjerë. Që nga Qershori, Nokia ka nxjerr në treg një model të ri Nokia 105, me funksionet më të thjeshta. Do të mbështesë këtë projekt që u mbështet nga platforma e internetit nga sipërmarrësit që aspirojnë, Kickstarter, Light Phone, i cili ka madhësinë e kartës së kreditit, e nxë portofoli dhe kryen vetëm telefonata. Por dhe Janus One, i financuar gjithashtu nga telefoni Kickstarter.

‘Mendoj se po kuptojmë sesa budallenj dukemi duke parë gjithë ditën një ekran’, thotë projektuesi i MP01, Xhasper Morinson. ‘Plus kësaj, vazhdimisht smartfonët rriten në madhësi dhe bëhen më të vështirë që t’i mbash. Sigurisht, jemi realistë. E dimë se nuk do zëvendësojmë telefonat inteligjentë. Por, sa më shumë rriten dhe bëhen gjithmonë më të kërkuar, do të ketë vend për diçka të vogël, të thjeshtë dhe përdorshëm’.

Të mira gjithë këto. Motoja si ‘të jap prapa jetën tënde’ i flet zemrës së moderne, njeriut të lidhur vazhdimisht që është kthyer në skllav të teknologjisë. Por a e kemi vërtetë në nevojshëm një celular si MP01? Dhe sidomos kur me gjithë këto ‘mangësira’ kushton 295 euro? Realisht, atë që bënë mund ta bëjë edhe smartfoni ynë: mjafton që të gjejmë… fuqinë që të mbyllim lidhjen me internetin. /Tech-Al

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1. Apple …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *