Yahoo ble një aplikacion 30 mil dollar nga një 17vjeçar!

Aplikacioni Summly i blere nga Yahoo
Aplikacioni Summly i blere nga Yahoo

Dikush nga lexuesit tanë mund tu kujtohet ndonjë aplikacion për telefonat iPhone, bëhet fjalë për Summly një aplikacion i cili mbledh të gjithë artikujt në pak paragraf për një lexim sa më të lehtë. Ky aplikacion ishte krijuar nga britaniku Nick D’Aloiso kur ishte 15 vjeç. Dhe tani pas 2 vjetësh, që është 17 ndihet si personi më fatlum. Kompania Yahoo e bleu Summly-n që kishte krijuar Nick për një shumë prej 30 milion dollarësh amerikan!

Yahoo ble një aplikacion 30 mil dollar nga një 17vjeçar!

Themeluesi Nick D’Aloisio dhe grupi i Smmly bashkohen me kompanin Yahoo! në në javët në vazhdim. Ndërsa aplikacioni Summly do të mbyllet, dhe këtë teknologji do ta shikojmë që të vij në dritë shumë shpejt tani nëpërmjet kompanisë Yahoo! për telefonat smartphone.

Kjo do të thotë se aplikacioni që ishte në të preferuarat e Appel për vitin e kaluar 2012 do të shpërndahet nga App Store, vogëlushi do të përfitoj përqindjen dhe do të bashkohet me grupin e Yahoo.
Sa për kuriozitet, vogëlushi ka deklaruar se ‘me parat do të blejë një palë këpucësh dhe një kompjuter’. Kurse shuma tjetër do të jetë në bankë deri kur të mbushi moshën.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Instagram ka bllokuar shfaqjen e hashtagut #naturalimmunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity. Sado e habitshme të na duket, e vërteta …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.