Si të instalojmë gjuhën shqip në Windows 11
Ndonëse Microsoft nuk e ofron akoma sistemin operativ Windows në gjuhën shqipe, jep mundësinë që ta instalojmë atë në një mënyrë tjetër. Hapat për të instaluar gjuhën shqipe kanë ndryshuar me kalimin e kohë. Por me Windows 10 dhe Windows 11 gjuha shqipe mund të instalohet duke përdorur të njëjtat hapa.
Windows 11 në gjuhën shqipe
- Si fillim klikoni Start dhe pastaj Settings.
- Tek dritarja që do hapet në të majtë klikoni Time & language
- Në të djathtë do shfaqen disa opsione të tjera, klikoni mbi Language & region
- Në dritaren që do hapet klikoni Add a language.
- Në këtë dritare klikoni aty ku shkruan shqip (Albania). Do vëreni që do ndryshoi ngjyra, kështu do kuptoni se e keni klikuar. Pastaj klikoni Next. Në hapin tjetër klikoni edhe opsionin Set as my Windows display language. Tani klikoni mbi Install.
Presim disa minuta derisa të shkarkohet dhe të instalohet paketa e gjuhës shqipe në Windows 11. Pasi ka mbaruar shkarkimi dhe instalimi do ju kërkohet të bëni një dalje ( Sing out) që të ketë efekt instalimi. Pasi keni klikuar Sing out, duhet të klikoni Sing in. Ky ishte edhe hapi i fundit. Tashme do keni të instaluar paketën e gjuhës shqipe në Windows 11.
Nëse doni të instaloni Windows 11 në kompjuterë të cilët nuk mbështeten nga Microsot mund të lexoni artikull: Si te instalojme Windows 11.
Tashmë për një shpjegim edhe më të hollësishëm se si mund të instalojmë gjuhën shqip në Windows 11 mund të shikoni edhe videon e mëposhtme.