Aparat i ri me sistem operativ Firefox OS

Aparat i ri me sistem operativ Firefox OSDuket se gjërat për Firefox, me Firefox OS, po shkojnë për mirë. Në familjen e saj u shtua dhe një anëtar tjetër. Bëhet fjalë për LG Fireweb, smartphone me sistemin operativ Firefox OS, një aparat i lirë me shikimin përpara në të ardhmen ku të gjitha gjërat do të bëhen nëpërmjet uebit dhe jo nëpërmjet aplikacioneve.

Tablet PCs

Aparat i ri me sistem operativ Firefox OS

Aparatet LG Fireweb janë të lirë në krahasim me karakteristikat teknike të aparateve të tjera që janë më të shtrenjtë. Megjithëse është i ri, dhe sigurisht i fort dhe i bukur, karakteristikat teknike të LG Fireweb duket se janë pak të shkuara le të themi. Ekrani i tij është 4 inç me analizë 32 x 480 pixels, ndërsa kamera është 5 megapixel me mbështetje të blicit LED, procesor singel-core në 1GHz. Ndërsa kapaciteti i ruajtjes së brendshme është 4 GB, por e mira është se mbështet edhe kartë memorie microSD për memoria shtesë dhe sigurisht që mbështetë edhe teknologjinë 3G për rrjetet e telefonive celulare.

Aparati i ri LG Fireweb tashmë është hedhur në qarkullim në Brazil me çmim 200$. Por ngelet e panjohur nëse në ta ardhmen këtë aparat se sistem Firwfox OS do ta kemi edhe ne në Shqipëri, ose a dëshiron kompania LG që të provojë tregun me aparatin e saj të parë me Firefox OS smartphone aty ku ka shumë kërkesa, por të ardhurat janë të pakta. Sigurisht që çmimi 200$ nuk është aspak pak i ultë për Shqipërinë, pasi dikush mund të blej një Android smartphone shumë herë më lirë se ai i LG-së.

Është për të përmendur se LG Fireweb po bënë tashmë shoqëri me ZTE Open smartphone ku çmimi i tij është diku tek 69 euro dhe së shpejti do të ketë një seri me Firefox OS nga ZTE në vitin 2014.

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *