Apple zvogëlon porosit e iPhone 6S për arsye të uljes së shitjeve!

iPhone 6S dhe iPhone 6S plus Apple zvogëlon porosit e iPhone 6S për arsye të uljes së shitjeve! iPhone 6S arritën që brenda fundjavës së parë që ishin të disponueshëm, të thyenin rekord shitjesh iPhone 6S ku, sipas Apple, shifra arriti në 13 milion aparate iPhone. Shitjet e para janë të pritshme që do jenë më të larta sesa shitjet në vazhdim gjatë kohëve. Por pyetja është se si ia çon tani Apple me shitjet e iPhone-ve të rinj?

Tablet PCs

Apple zvogëlon porosit e iPhone 6S për arsye të uljes së shitjeve!

Analistët vlerësojnë se Apple ka ulur numrin e porosive të aparateve për arsye të uljes së shitjeve të iPhone 6S. Pacific Crest Securities referon se porosit u zvogëluan rreth 15%. Gjithashtu, referohet se Apple pritet që të shesë mbi 67 milion iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus tremujorin e katërt të 2015, shumë poshtë në krahasim me 75-80 milion aparate që pritet nga konkurentët e tjerë. Kjo nuk është hera e parë që dëgjohet se Apple zvogëlon porosit e aparateve pasi para disa javësh Digitimes referoi se Apple vlerëson se shitjet për tremujorin e katërt rreth 65-70 milion. Ndërsa disa analistë janë më optimist, të tjerë si Morgan Stanley mendojnë se iPhone 6S do arrij që të thyej rekordin e paraardhësit të tij duke shënuar rritje 8%. Kjo rritje mbështetet në përkushtimin e fort të përdoruesve të iPhone dhe qarkullimin e vogël të përditësimeve. Se cilët analist do të rezultojnë të saktë, pritet që të shikojmë në vazhdim. /Tech-Al.Info Si mendoni a do mundet iPhone 6Skalojë iPhone 6?

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *