HTC publikon listën e modele që do bëjë upgrade Android 6.0 Marshmallow!

HTC upgrade Android Marshmallow HTC publikon listën e modele që do bëjë upgrade Android 6.0 Marshmallow! Google prezantoi dje smartfonat ë rinj Nexus dhe bashkë me këtë presim që të tregojë edhe datën e modeleve të vjetër Nexus që do bëjnë upgrade, telefona që zakonishtë kanë privilegjin të bëjnë upgrade të parët. Por presim që edhe prodhues të tjerë të fillojnë të njoftojnë se cilët modele do përditësohen me versionin Marshallow dhe ditën që do bëhen upgrade.

Tablet PCs

HTC publikon listën e modele që do bëjë upgrade Android 6.0 Marshmallow!

Deri tani vetëm për Samsung janë dëgjuar informacione se shumë shpejtë do të bëjë një upgrade të madh për flagship-at e saj. Tani radhën e merrë HTC për të mësuar se cilat modele do të përditësohen me Android 6.0 Marshmallow.
Sipas developer dhe leaker, @LlabTooFer (krijues i Maximus HD ROM) modelet që do të bëjnë upgrade fillimisht Android 6.0 bashkë me Sense 7 janë flagship-at HTC One M9 dhe HTC One M9+, diçka që dëgjohet shumë logjike. Gjithashtu përditësim do të marrë edhe flagship-i i vitit të kaluar HTC One M8 bashkë me të gjithë produktet e kategorisë së saj. Megjithatë mungon flagship-i i vitit 2013, HTC One M7.

Në të njëjtën listë janë: HTC One M8s, HTC One M8 Eye, HTC One E8, HTC Desire Eye, HTC Desire 816, HTC Desire 820, HTC Desire 826, HTC Butterfly 2 dhe HTC Butterfly 3. Megjithatë bëhet fjalë për një listë fillestare ku ka mundësi që të mos bëjnë upgrade të gjitha. Kjo varet nga kapaciteti i memorjes, pasi si për shembull mund të mos përditësohet Desire 816, ndërsa Desire 820 pretë akoma kalimin në Android Lollipop.
Nuk është dhënë ndonjë datë për përditësim, prandaj le të jemi pak të rezervuar përsa i përketë listës së lartpërmendur pasi HTC mund të shtojë ose mund të heqë aparate, në varësi të rezultateve të testimeve. /Tech-Al.Info/

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *