Jeni infektuar me Trojan? Si të pastroheni nga Trojan

Jeni infektuar me Trojan? Si të pastroheni nga TrojanNëse mendoni ose dyshoni se keni Trojans apo jeni infektuar tashmë me Trojan e ka një zgjidhje. Ajo që ju rekomandojmë për të larguar një Trojan nga kompjuteri është që të vizitoni këtë adresë www. simplysup. com/tremover/details.html , të shkarkoni dhe të instaloni aplikacionin Trojan Remover, i cili ofrohet falas për 30 ditë. Pasi të keni instaluar aplikacionin, klikoni në Scan dhe Trojan Remover do të analizojë të dhënat në Registry, gjithashtu dhe të gjitha  processes aktive për të verifikuar ndonjë veprimtari të dyshimtë. Në të njëjtën kohë, do të kërkojë edhe për skedarë që  dyshohet të kenë Trojan, duke funksionuar pak a shumë me mënyrën se si funksionojnë dhe aplikacionet antivirus. Përqindja e zbulimit shfaqet në ekran.

Jeni infektuar me Trojan? Si të pastroheni nga Trojan

 

Sapo procesi të ketë mbaruar, do të bëhet e dukshme edhe numri i Kuajve Trojan zbuluar, por edhe çfarë masash duhet të marrë përdoruesi. Bëni një klik tek View log për më shumë hollësira, kështu që do të shfaqet një analizë më e hollësishme. Bëni një klik tek Print për të printuar rezultatet, nëse doni që ti shikoni me më shumë vëmendje. Kur të përfundoni, shtypni Done.


Prapa tek dritarja kryesore të Trojan Remove bëni një klik tek Mailware Reference Database (një ikon e vogël që ngjanë me një bibliotekë). Nga aty do të mund të kërkoni për Trojans të njohur, ose të zgjidhni një nga që ju dolën në skanim, për të marrë më shumë informacion në lidhje me çfarë bënë dhe si funksionon. Ashtu si është dhe me programet e antivirus-ve , duhet që ta mbani progamin të përditësuar. Për të bërë këtë bëni një klik në Utilities>Check online for updates>Check for new Updates./tech-al.info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim hap pas hapi

Në këtë artikull këtu në do t’ju shpjegojmë se të instalojmë Signal në kompjuter ose …

One comment

  1. Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.