Kompania e telefonise Vodafone ndryshon vlefshmerine

Vodafone
Vodafone

Pothuajse të gjithë abonentët e telefonisë celulare Vodafone kanë marrë një mesazh nga Vodafone se më 1 shtatorë 2013 Vodafone do të bëjë një ndryshim për sa i përket vlefshmërisë se përdoruesve me parapagesë. Por cilat janë rregullat e reja?

Kompania e telefonisë Vodafone ndryshon vlefshmerine

Deri tani Vodafone kishte si kusht për përdoruesit të numrave me parapagesë se nëse për 6 muaj nëse përdoruesi nuk kishte bërë as një rimbushje atëherë numri ngrinte, pra vetëm mund të pranonte thirrje nga persona te tjerë por vetë nuk mund të përdorte asnjë shërbim që kompania Vodafone ofronte (thirrje, dërgim sms, sos kredit etj), dhe nëse për gjashtë muaj të tjerë nuk bënte përsëri asnjë rimbushje me të paktën 100 Lek atëherë numri bllokohej dhe nuk do të kishte asnjë mundësi zhbllokimi. Kurse po të bënte një rimbushje minimumi 100 deri më 499 Lek shtyhej për 1 muaj, nga 500 deri 999 Lek shtyhej për 2 muaj dhe nga 1000 Lek e lart shtyhej për 6 muaj.


Por me ndryshimin e ri që do të bëhet më 1 shtator 2013 përdoruesit me parapagesë nuk janë më të detyruar që të kryejnë më një rimbushje. Kushtet tani janë se nga momenti që përdoruesi merr një thirrje ose një sms duhet të kalojnë 3 muaj që numri të ngrij, pra, nëse për 3 muaj ju nuk iu merr askush apo nuk ju dërgon asnjëri një sms numri juaj do të ngri.

Si ju duket ky ndryshim që sjell Vodafone?

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.