Kujdes aplikacione të dëmshme për Android!

Kujdes aplikacione të dëmshme për Android!

Kompania e sigurisë Check Point Software Technologies publikoi një raport në të cilin zbulon se aplikacione të dëmshme, shfaqen si apps të ligjshme për aparatet Android kanë infektuar më shumë se 1 milion llogari Google. Këto llogari lidhen më smartfona dhe tableta. Këto aplikacione shfrytëzojnë vrimat e sigurisë të sistemit operativ Android dhe kështu kontrollojnë aparatet në distancë duke instaluar aplikacione të tjetra. Dhe kjo bëhet pa dijeninë e përdoruesit ose pa dhënë ai miratimin.

Kujdes aplikacione të dëmshme për Android!

Në studim referohet se këto aplikacione kanë emra që nuk i bëjnë përdoruesit që të dyshojnë. Ata që nuk janë sikur edhe pak të kujdesshëm për sigurinë online, mundet shumë lehtë që të shkarkojnë të tilla aplikacione dhe të hapin dyert e aparatit të tyre. Këto aplikacione të dëmshme në vazhdim aktivizojn më shumë aplikacione në backgrund. Disa nga këto përdorin username dhe kodin e përdoruesit për të postuar fake reviwes për aplikacione të tjera. Googlian, Trojan Horse software që fshihet pas këtyre aplikacioneve, raportohet se infektojnë më shumë se 13 mijë aparate Android në ditë.

Të theksojmë gjithashtu se Googlian apps nuk ndodhen në Google Play Store, pasi Google nuk i miraton ato. Këto aplikacione shpërndahen nëpërmjet third-party app store. Prandaj, të gjithë sa kanë Android duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur shkarkojnë aplikacione nga burime jo të besueshme. Zgjidhja më e sigurtë për të qenë të sigurt është që të qëndrojnë në Google Play Store. /Tech Al

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.