Motorola Moto X Force version evropian për Droid Turbo 2!

Motorola Force XMotorola Moto X Force version evropian për Droid Turbo 2! Para dy ditësh ju njoftuam për prezantimin zyrtarë të Motorola Droid Turbo 2 i cili vinte me ekran të pathyeshëm dhe ishte një bashkëpunim midis Motorola dhe kompanisë celulare amerikane Verizon. Por siç qe referuar se ky model do të ishte i disponueshëm vetëm në Amerikë. Por lajme të mira vijnë edhe për evropianët pasi sot u prezantua edhe versioni që do të qarkullojë në Evropë. Modeli që zëvendëson Motorola Droid Turbo 2 është modeli Motorola Moto X Force.

Tablet PCs

Motorola Moto X Force version evropian për Droid Turbo 2!

Pra modeli Motorola Moto X Force do të qarkullojë në Evropë, Azi dhe në Amerikën Latine në Nëntor, përveç emrit është i njëjtë me modelin Droid Turbo 2.

Për sa i përket karakteristikave të modelit Motorola Moto X Force siç e kemi përmendur bëhet fjalë për një aparat të fuqishëm me ekran 5.4 inç me rezolucion 1440×2560 pixel, procesor Snapdragon 810, memorie RAM 3 GB dhe memorie të brendshme 32 GB dhe 64 GB. Bateria është e madhësisë 3760 mAh me jetëgjatësi 2 ditore. Ekrani ka 5 shtresa nga teknologjia ShatterShield që të jetë i pathyeshëm kur bie. Kamera kryesore është 21 Megapixel me dual-tone LED flash dhe kamera e parme 5 Megapixel.

Modeli Motorola Moto X Force do të dal në qarkullim nga gjysma e Nëntorit me çmim gati 695 euro ((£499) për versionin e 32 GB dhe gati 744 euro (£534) për versionin e 64 GB. /Tech-Al

Shkoni më hollësisht karakteristikat e modelit Droid Turbo 2

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *