Move to iOS po hasë kundërshtim të madh në Play Store!

move-to-ios-1 Move to iOS po hasë kundërshtim të madh në Play Store! Apple bashkë me nxjerrjen e versionit të ri, iOS 9, mundësoi edhe aplikacionin për aparatet Android Move to iOS në Google Play Store. Ky aplikacion ndihmon kalimin nga Android O/S në iOS. Por ky aplikacion në të njëjtën kohë ndezi një luftë midis përdoruesve Android dhe atyre të Apple me bombardime të komenteve negative dhe kritika për këtë nismë.

Tablet PCs

Move to iOS po hasë kundërshtim të madh në Play Store!

Por e keqja u bë, me ofrimin e këtij aplikacioni, përdoruesit Android ku në kuptimin e plotë kanë përmbytur me kritika negative Apple, duke shkruajtur shumë komente ironike për kalimin nga Android në iOS, duke shkruar se një lëvizje e tillë nuk ka fare llogjikë pasi shumë përdorues e konsiderojnë Android O/S si më të avancuar nga iOS.

Karakteristike është gjithashtu fakti se ky aplikacion deri në pak momente më parë është vlerësuar nga gati 22.000 përdorues me mesatare 1.7 me 5, pra me 5 e kanë vlerësuar gati 4.500 përdorues. Gjithashtu interesante është se aplikacioni është vlerësuar vetëm me 1 dhe me 5. Pra nga këto shifra është fare e lehtë të dallosh se vlerësimi është bërë vetëm nga ata përdorues që simpatizojnë shumë Apple ose nga ata që e urrejnë, nuk ka fare persona të ndërmjetëm.
Sigurisht që ka edhe komente ekstreme si të tipit “mos e instaloni këtë aplikacion ose po e bëtë do të thotë se nuk jeni në rregull” por ka komente edhe më të buta si “nga momentin që nuk bëhet fjalë që një gjë e tillë të lejohet në App Store pasi Apple nuk mund ta lejojë një gjë të tillë, nuk është e drejtë një lëvizje e tillë” .

Në Play Store ekziston mundësia për përgjigje të komenteve nga krijuesi i çdo aplikacioni, por nuk duket që Apple të bëjë një gjë të tillë pasi është sikur të hedh benzinë zjarrit, duke shtuar më shumë furtunën e klasës së përdoruesve Android. Është interesante se në momentin kur Tech-Al po bënte këtë artikull votuesit që kishin votuar aplikacion ishin vetëm 1 dhe 5 por pas daljes së lajmit duket që pati shumë që i kanë dhënë vlersime edhe 2,3 dhe 4, por gjithsesi vlersimi me 1 mbanë rekord. /Tech-Al.Info/

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *