Norvegjia prishin planet e Appel

Appel-BannedNdoshta e dini tashme që kompania amerikane Appel i ka vënë vetes një detyrë për të krijuar një hartografik me pamje 3D, por duket se autoritetet norvegjeze nuk janë dakord me këtë. Sot është bërë zyrtare se për arsye sigurie shteti Norvegjez ka ndaluar që kompania Appel të bëjë filmimi 3D për hartografin në hapësirën e Oslos.

Tablet PCs

Norvegjia prishin planet e Appel

Zëdhënësja e NSM-s ( Autoriteti i Sigurimit Kombëtar), Mona Stroem Anoey, deklaroi: “Unë mund të konfirmojë se kompania ‘Appel’ nuk ka marrë lejë për kryerjen e fotografive ajrore pasi saktësia e të dhënave është konsideruar shumë e lartë në disa zona të kufizuara… Ne i kemi propozuar disa alternativa të tjera Appel-it për t’i bërë foto nga furnizuesit norvegjez që janë të autorizuara ose nga autoritetet norvegjeze të hartografisë”, shtoi ajo.


Këto sugjerime konfirmojnë informacionin e publikuar në gazetën norvegjeze ”Aftenposten”. Në një artikull gazeta publikoi se Norvegjia, ndryshe nga fqinjët e saj Suedia dhe Danimarka, ka kundërshtuar projektet hartografike të kompanisë ”Apple”. Kurse nga ana e NSN-s (Autoriteti i Sigurisë Kombëtare) e cila është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë në vend ka refuzuar që të komentoi se në sa zona natyrore është bërë ky kufizim. Fotot e këtyre zonave që ofrohen nga burimet norvegjeze do të jenë ose e një cilësie të dobët ose të pa qarta. Sipas gazetës ”Aftenposten”, ndalimi i procesit të fotografimit ajror e ka çuar kryetarin e bashkisë së Oslos, i ftuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërmjetësojë në favor të ”Apple”-it pranë qeverisë.

Printo kete faqe
One Comment

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *