Pasojat negative te Facebook!

ndikimi dhe pasojat e facebookPasojat negative te Facebook! Shumica e atyre që kanë një smartfon e kanë si zakon që të kontrollojnë llogaritë e tyre në rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter. Të paktën një herë në ditë. Madje për shumicën, kjo mund të jetë një fiksim. Por çfarë do të thotë që të kalojmë kohë në rrjetet sociale dhe çfarë do të ndodh nëse i braktisim ato?

Tablet PCs

Pasojat negative te Facebook!

Happiness Research Institute realizoi një studim ku tregoi që të ata që u larguan nga Facebook janë më të lumtur. Studiuesit u përqendruan tek rrjeti social Facebook pasi aty përqendrohen më shumë përdorues të të gjitha grup moshave.

Në studim morën pjesë 1095 përdorues të Facebook. Gjysmës i’u kërkua që ta braktisnin Facebook për 1 javë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë vazhduan rutinën e tyre duke kontrolluar çdo ditë llogarinë e tyre.

‘Përqendrohemi tek ajo që kanë të tjerët dhe nuk kemi ne’

Sipas rezultateve të studimit, u dukë se ata që e braktisën Facebook ishin më të kënaqur me jetën e tyre dhe të gëzuar. Gjithashtu, u dukë që grupi që bëri pushim nga Facebook ishte më entuziastë, më pak zëmëruar dhe më pak të stresuar. Aktivitetet sociale të atyre personave, ishin gjithashtu në rritje.

Studiuesit pohojnë se kjo ndodh për faktin se në Facebook njerëzit theksojnë momentet më të mira të jetës së tyre. Rrjedhimisht, kjo i detyron përdoruesit e tij përqendrohen tek gjërat që kanë të tjerët edhe nuk i kanë vetë ata, diçka që sqaron disi se përse ata që nuk e kontrollojnë çdo ditë llogarinë e tyre Facebook, të ndihen më mirë.

Në fund të studimit ata që ishin larguar nga Facebook deklaruan se kishin një jetë më të pasur shoqërore dhe më pak vështirësi për t’u përqendruar, në krahasim me ata që vazhduan ta përdornin, të cilët nuk referuan asnjë ndryshim. Studimi përfundon me rezultatet se përdoruesit e Facebook kanë 39% më shumë mundësi që të jenë më pak të lumtur në krahasim me ata që nuk përdorin rrjetet sociale në internet. /Tech AL

Po ju? Si ndiheni kur largoheni nga Facebook?

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *