Te rejat e iOS 11.3

Te rejat e iOS 11.3Pas skandalit që doli me Appel, versioni i ri iOS 11.3 duket se do të rregulloi situatën. Skandali thoshte se Apple i sforconte procesorët e iPhone me bateri të dobët. Dhe me sa duket Apple do të mbajë premtimin dhe do të rregulloi situatën. Kjo do të bëhet me versionin e ri iOS 11.3.

Te rejat e iOS 11.3

Sipas publikimeve të Cupertino, përmirësimi i ardhshëm do tu japë përdoruesve të iPhone mundësin të çaktivizojnë sforcimin e CPU-së të celulari i tyre, nëse dëshirojnë. Opsioni i përket përdoruesve që kanë iPhone 6 ose më të ri. Gjithashtu, sistemi do të paraqes tek përdoruesi i aparatit gjendjen e joneve të litiumit dhe nëse ajo ka vajtur në kulmin e mbushjes.

Me pak fjalë, përdoruesit do të kenë kontroll të plot të gjendjes së baterisë dhe do të marrin ata vendimin që të gjykojnë nëse në rastin e tyre duhet aktivizuar apo jo sforcimi i CPU.

Por versioni i ri iOS 11.3 nuk do të ketë vetëm këtë përmirësim. Përveç atyre që referuam më lartë, Apple avancoi në ndryshime dhe përmirësime të tjera. Më poshtë do të referojmë disa gjëra të reja qo të sjellë versioni iOS 11.3.

Te rejat e iOS 11.3

  • Tregimin e shëndetit të baterisë dhe sugjerimin për rregullimin ose zëvendësimin e saj nëse duhet. Kjo duke përdorur menun e Rregullimeve.
  • Mundësin për të aktivizuar ose çaktivizuar administrimin e energjisë ( pra të sforcimit të CPU)
  • Prezantimin e ARKit 1.5 për zhvilluesit me shumë përmirësime dhe shtesa.
  • Mundësi e re “Health Records” tek aplikacioni Health për marrjen e të dhënave nga spitale, klinika etj.
  • Katër Animoji të reja për iPhone X. Një luan, një ari, një dragua dhe një kafkë.
  • Shtimin e më shumë video në Apple Music.
  • Shtimin e mundësisë për të krijuar grupe që të shkëmbejnë mesazhe (Business Chat) si beta në aplikacionin e mesazheve. Kjo për kujdesin për klientin për kompanitë e mëdha.
  • Mundësinë e shtimit HomeKit suport tek aplikacionet ekzistuese ose aksesuar (për zhvilluesit)

Këto ishin disa nga të rejat që do të sjell iOS 11.3, por jo të gjitha. Versioni do të sjellë gjithashtu edhe shumë ndryshime në përmirësimin e aparateve iPhone dhe iPad dhe sigurinë. Versioni i ri iOS 11.3 ka disa ditë që është lançuar si beta për zhvilluesit, por në pranverë do të ofrohet për të gjithë ata që kanë dëshirë të instalojnë këtë version. Tech AL

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.