Trojans në kontrast me viruset të cilët mund të infektojnë kompjuterin tuaj edhe duke hapur vetëm një skedar të thjeshtë, duhet të instalohet nga vetë përdoruesi. Mund të fshihen kudo, në një USB stick që lidhni me kompjuterin, në një CD ose DVD që ju ka dhënë ndonjë shok apo dhe në një e-mail që ju hapni. Nuk është fare e nevojshme që ju të keni shkarkuar ndonjë aplikacion apo thjesht të hyni në ndonjë faqe të dyshimtë. Ndoshta mund të ju habit dhe fakti se përse antivirus juaj i cili është dhe përgjegjës për ketë, ndonëse dhe i përditësuar nuk arrin ta ‘kapi’ një gjë të tillë.
Jeni infektuar me Trojan? Si të pastroheni nga Trojan
Emri Trojans e ka rrjedhën nga historia e njohur botërisht në Greqinë e lashtë, pra ishte taktika që u përdorë për të pushtuar Trojën. Duke lënë një kalë gjigand jashtë portave të qytetit Trojanët e pranuan si dhuratë dhe kështu e transferuan brenda mureve të qytetit.
Pak a shumë kështu funksionojnë dhe Trojan-t në kompjuterë. Ka mundësi që mos e konstatoni menjëherë konspiracionin e një Trojan ( nëse jeni infektuar me Trojan ), por një aplikacion i tillë mund të dobësojë mbrojtjen e kompjuterit tuaj, duke e dhënë mundësinë hackers (hakerave) për të hyrë ose për ta përdorur atë për interesat e tyre. Mundet gjithashtu që të shkaktojë dëme në kompjuter, duke fshirë ose përdorur arkivat e sistemit.
Por çfarë duhet të bëni nëse tashme jeni infektuar me një Trojan? Këtë do ta shpjegojmë në një artikull tjetër.