Cfare kerkojne shqiptaret ne internet

Cfare kerkojne shqiptaret ne internet

Kemi kohë që nuk kemi shkruar këtu tek të rejat teknologjike pasi jemi marrë me disa projekte të tjera dhe nuk kemi patur kohë. Gjetëm pak kohë dhe menduam të bënin një artikull në lidhje me si të mbrohemi ne internet duke përdorur telefonat spmartphone Andorid. Duke bërë kërkime në lidhje me ketë temë, ndeshëm një të vërtet të hidhur me çfarë kërkojnë shqiptarët në internet.

Cafre kerkojne shqiptaret ne internet

Është interesante pasi në shumë gjuhë të tjera si: anglisht, spanjisht, gjermanisht apo edhe gjuhë të tjera njerëzit kërkojnë se si të mbrohen. Megjithëse këtu po flasim për teknologjinë, mentaliteti ngelet i njëjtë edhe për gjëra të tjera. Pra njerëzit në përgjithësi kërkojnë metoda se si te jenë më të sigurt në internet. Pra kërkojnë për gjëra të tilla se: si të mbrohemi në internet, si të jemi më të sigurt online, si të mbrojmë të informacionet personale, e gjëra të tilla. Kurse disa nga temat që kërkojnë shqiptarët janë: si hakojmë telefonin, si të përgjojmë telefonin, si mund të përgjojmë telefonin, pajisje përgjimi, përgjimi i viber, si të përgjoj një telefon, programe përgjimi, dhe tema të tilla.

Është për të ardhur keq pasi duket që edhe pse shqiptarët kanë kaluar kaq shumë vështirësi akoma nuk janë sensibilizuar, por këto janë ato cfare kerkojne shqiptaret ne internet. Nga një anë duket se është mirë që jemi një komb i vogël pasi po të ishim më shumë kushedi se çfarë mund të bënim. Kuptohet së këtu nuk duam të shajmë shqiptarët, por shajmë mentalitetin e gabuar të çdo njeriu. E dimë që kërcënimet apo rreziqet në internet janë reale, por përse të mos kërkojmë se si të mbrohemi por kërkojmë se si mund të dëmtojmë të tjerët? A do vij një ditë që të bëhemi qytetarë më të mirë? Komshinj më të mirë? Njerëz më të mirë, mbi të gjitha?   

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Siguria ne Internet telefonat smartphone keshilla 2019

Siguria ne Internet telefonat smartphone keshilla 2019

Këshilla për të siguruar telefonat spmartphone nga programe dashakeqe pa përdorur ndonjë antivirus. Antivirusi është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.