Galaxy S6 thyen rekord porosish!

Galaxy S6 thyen rekord porosish! Galaxy S6 thyen rekord porosish! Nuk kanë kaluar as 2 javë nga momenti që Samsung ka publikuar modelet e rinj të celularëve te familjes Galaxy, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, dhe duket se gjithçka po shkon në rrugët të mbarë për kompaninë. Sipas një artikulli në Korea Times, kompani ka marrë një porosi prej 20 milion celularë Galaxy S6. Dhe ky numër është një rekord për gjigantin koren të projektuesit të telefonave smartphone.

Galaxy S6 thyen rekord porosish!

Nga 20 milion copët e porositura, 15 janë për Samsung Galaxy S6 dhe 5 milion të tjera për celularin më të shtrenjtë, për Galaxy S6 Edge. Telefonat janë për prodhim një Holandë. Samsung Galaxy S6 fillon nga 700 euro, kurse Galaxy S6 Edge fillon nga 850 euro. Telefonat janë për personat që janë pa kontratë nga kompanitë e celularëve dhe ofrohen të zhbllokuar, gjë kjo që mund të përdoren nga çdo lloj kompanie.

Analistët korean referojnë se Samsung me modelet e tij, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, do thyej një rekord në tregun e shitjes dhe mund t’i kaloi edhe rivalëve të tij, dhe në veçanti iPhone 6. Dhe shefi ekzekutiv i Samsung Mobile, Jk Shin, është shprehur me bindje se shitjet e familjes Galaxy S6 do të jetë më i lartë se ai i paraardhësit të tij Galaxy S6, i cili edhe Galaxy S5 arriti një rekord shitjesh.

Në vija të përgjithshme, familja e Samsung Galaxy S6 ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që nga momenti që u publikua gati 2 javë më parë. Dhe në panairin e MWC që u mbajt në Barcelonë, Galaxy S6 u quajt aparati celularë më i mirë i panairit.

Tani për sa i përket futjes në tregë nga kompanitë shqiptare të telekomunikacionit nuk është bërë asgjë e ditur në mënyrë zyrtare. Por nëse mendoni ose dëshironi që të blini një Galaxy S6 atë mund të bëni nga faqja zyrtare e Samsung. /tech-al.info/

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.