Keshilla para se te beni update ose upgrade

Keshilla para se te beni update ose upgrade

Zakonisht përditësimet (update) dhe upgrade (përmirësime) bëhen me synime të mira. Duke patur këtë ndërmend shumica prej nesh i instalojmë sapo ato janë të disponueshme. Por mjerisht kjo nuk del gjithmonë për mirë. Për këtë arsyeje, në këtë artikull do të japim disa këshilla para se të bëni përditësim ose upgrade.

Keshilla para se te beni update ose upgrade

Si e thamë më lartë, përditësimet bëhen për arsyeje sigurie ose për të rregulluar disa gabime të mundshme. Kurse upgrade bëhen për ndryshime rrënjësore ose për kalim nga një version në një më të përmirësuar. Çfarëdo që të bëni, këshillat vlejnë për të dyja rastet.

Nuk janë të pakta rastet kur përdoruesit kanë pësuar dëme serioze gjatë kalimin nga një version në tjetrin (upgrade), ose gjatë përditësimit. Më e freskëta upgrade i Windows10 version 1809. Versioni i ri i Windows 10 do të qarkullonte më dt. 2 Tetor2018. Por Microsoft u detyrua ta tërhiqte për probleme serioze. Në një rast një përdorues kishte humbur të gjitha të dhënat që kishte ruajtur gjatë 23 viteve të tëra. Dhe më e keqja është se nuk mund të riktheheshin nëpërmjet system restore point (pika e rivendosjes së sistemit).

Një proverb thotë: Ruaj rrobat, që të kesh gjysmat. Dhe ashtu është. Për këtë arsye këtu në Tech Al, Teknologjia Sot, do ju japim disa këshilla që duhet të keni parasysh para se të bëni përditësim ose upgrade.

  1. Fillimisht mos bëni asnjëherë përditësim ose upgrade sapo ajo janë të disponueshme.
  2. Kërkoni në internet nëse gjithçka ka shkuar mirë gjatë instalimit të përditësimit të fundit ose gjatë instalimit të upgrade.
  3. Bëni një kopje sigurie për të patur të qenë të qetë nëse gjërat nuk shkojnë mirë.

 Këto pra janë 3 këshillat bazë që duhet të keni parasysh para se të bëni përditësimet e fundit ose të bëni upgarde sistemin tuaj. Dhe këto këshilla nuk vlejnë vetëm për përdoruesit e Windows, por edhe të sistemeve të tjera iOS, Android etj. Teknologjia Sot

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Siguria ne Internet telefonat smartphone keshilla 2019

Siguria ne Internet telefonat smartphone keshilla 2019

Këshilla për të siguruar telefonat spmartphone nga programe dashakeqe pa përdorur ndonjë antivirus. Antivirusi është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *