Microsoft Lumia 950 dhe Lumia 950 XL version me dopio SIM dhe me LED flash tresh!

gsmarena_001 Microsoft Lumia 950 dhe Lumia 950 XL version me dopio SIM dhe me LED flash tresh! Microsoft Lumia 950 dhe Lumia 950 XL po na tërheqin edhe njëherë vëmendjen, por tani jo me press renders, por prototipat. Gjëja kryesore që vëmë re është kamera 20 Megapixel PureView do të shoqërohet me LED flash tresh. Më parë disa burime tregonin se vetëm Microsoft Lumia 950 XL do të kishte këtë flash.

Microsoft Lumia 950 dhe Lumia 950 XL version me dopio SIM dhe me LED flash tresh!

gsmarena_003Gjithashtu, fotot vërtetojnë se do të ketë version dopio SIM për të dy modelet, Microsoft Lumia 950 dhe Microsoft Lumia 950 XL dhe paralelisht duket më i mirë sensori infrakuq që do përdoret nga skaneri i syrit (iridës). Sensori lejon ç’kyçjen e telefonit kur shikojmë në një pikë të caktuar.

Disa karakteristika të Lumia 950 dhe Lumia 950 XL

gsmarena_002Lumia 950 ka ekran 5.2 inç QHD, ndërsa versioni 950 XL është 5.7 inç me të njëjtin rezolucion. Do të jenë të parët e saj me ekran QHD por edhe të parët me Windows 10 Mobile out of the box. Kanë memorje të brendshme 32GB, e cila mund të rritet nëpërmjetë kartë memories microSD ndërsa kamera e të dyve është 20 Megapixel me ZEISS optics.
Njoftimi zyrtarë për të dy smartfonat e rinj Windows 10 do të bëhet të martën e ardhshme, 6 Tetor. /Tech-Al.Info
Si mendoni a do tërheq vëmendjen e konsumatorëve ky ndryshim i Microsoft në modelet Lumia 950?

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.