Si te ndryshojme emrin e kanalit ne YouTube

Si te ndryshojme emrin e kanalit ne YouTube

Shumica e personave që kanë një kanal në YouTube fillimisht e hapin për qejf. Por ma kalimin e kohës rrethanat ndryshojnë, dhe sipas rrethanave na duhet të përshtatemi edhe ne. Në këtë artikull, këtu në Shqip Tech, do ju tregojmë se si te ndryshojme emrin e kanalit ne YouTube.

Si te ndryshojme emrin e kanalit ne YouTube

Kanalet në YouTube ndonëse mund të kenë emra të ngjashëm me kanale të tjerë, kanë vetëm një url unike. URL-ja e kanalit është shumë e gjatë dhe e ndërlikur, gjë që e bënë të vështirë, për të mos thënë të pamundur që dikush ta mbaj mend. Për këtë arsye, YouTube ofron mundësinë për url të personalizuar. URL e personalizuar na jep mundësinë që jo vetëm të mbajmë mend lehtë emrin e kanalit, por është edhe diçka e bukur.

Çfarë është url e personalizuar?

Url e personalizuar është emri ose pseudonimi që ne i vendosim kanalit tonë në YouTube. Për shembull, url-ja e kanalit Shqip Tech në YouTube është https://www.youtube.com/channel/UCMhVujzxtIHh3j3hgJSDa2A. Kurse url e personalizuar është https://www.youtube.com/c/ShqipTechCom. Nuk është më bukur url e personalizuar?

Si të aktivizojmë url të personalizuar?

Tani le të shpjegojmë se si mund të zgjidhni një url të personalizuar për kanalin në YouTube. Si fillim duhet të kyçeni në YouTube. Zgjidhni kanalin, nëse keni shumë, që dëshironi të aktivizoni url të personalizuar. Duhet të klikoni YouTube Studio. Në faqen që do ju hapet klikoni Cilësimet. Në dritaren që do ju shfaqet klikoni Kanali. Pastaj klikoni Cilësimet e përparuara. Zbrisni më poshtë dhe klikoni Statusi dhe veçoritë. Tek faqja tjetër që do ju hapet do shikoni URL e personalizuar. Nëse nuk e keni aktivizuar, aktivizojeni.

Si të ndryshojmë url-n e personalizuar të kanalit në YouTube?

Tani do të shpjegojmë se si të ndryshojmë url të kanalit në YouTube. Si fillim duhet të ndiqni çdo hapë që referohet më lartë. Por tek dritarja që ka Cilësimet e përparuar nuk do klikoni tek Statusi dhe veçoritë, por Menaxho llogarinë tënde të YouTube. Do shikoni që do ju hapet një dritare tjetër. Tek dritarja që do hapet klikoni Modifiko në Google. Do hapet përsëri një dritare tek e cila do hapet edhe një popup një tjetër dritare.

Tek kjo mund të ndryshoni emrin e kanalit të YouTube. Nëse doni, vendosni emrin e ri të kanalit. Nëse nuk doni të ndryshoni emrin e kanalit të YouTube, por vetëm url-n, shpërfilleni duke klikuar Ok. Tani tek Sites klikoni tek ikona si laps. Tek dritarja popup që do hapet hiqni url-n e YouTube duke shtypur x. Do hapet përsëri një dritare popup që do pyes nëse jeni i sigurt që dëshironi ta fshini url-n  e YouTube. Klikoni CONTUINE. Kjo ishte. Tani mbyllni komplet këtë dritare.

Si të aktivizojmë url të personalizuar në kanalin e YouTube

Tashmë duhet që të aktivizojmë url-n e personalizuar për kanalin e YouTube. Keto hapa janë njësoj si për ata që e aktivizojnë për herë të parë, ashtu edhe për ata që duan të ndryshojnë url-n e personalizuar. Pasi jeni kyçur në llogarinë e YouTube duhet të zgjidhni kanalin që dëshironi të aktivizoni url-n e personalizuar. Duhet të futemi tek paneli YouTube Studio. Pastaj klikojmë Cilësimet, Kanali, Cilësimet e përparuara dhe klikojmë Statusi dhe veçoritë.

Tek dritarja aty ku shkruan URL e personalizuar klikojmë Aktivizoje. Në dritaren që do hapet duhet të shikoni URL e personalizuar nëse keni më shumë se 100 abonues në kanal kualifikoheni për URL të personalizuar. Tani klikoni kualifikohesh për url të personalizuar kërkoje këtu. Do hapet një popup dritare për te zgjedhur url-n e personalizuar. Nëse e keni për herë të parë ju jepet një sugjerim për të përdorur emrin e kanalit. Do të vëreni që emri i rekomanduar është në bazë të emrit të kanalit të YouTube ose emrin e mëparshëm të kanalit. Sistemi ju jepet një sugjerim sipas emrit plus që të shtoni edhe një prapashtesë në rast se ajo url është përzgjedhur nga dikush tjetër. Shkruani emrin e dëshiruar dhe klikoni për të bërë tik I kam lexuar dhe pajtohem me kushtet e përdorimit… Pastaj klikoni Ndrysho Adresën.

Kaq ishte tashmë ju keni një url të personalizuar për kanalin e YouTube. Për më shumë hollësi mund të shikoni edhe videon e mëposhtme.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër. Tashmë Windows 11 është i disponueshëm …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.