iPhone behet ceshtje sherri

iPhone behet ceshtje sherriiPhone bëhet çështje sherri në USA. Më 28 dhjetor gjatë një koncerti Kenneth Sxhmidgall iu vodh telefoni i tij model iPhone. Pasi provoj disa here radhazi duke telefonuar numrin e tij, por më kotë pasi personi që e kishte “gjetur iPhone tani” e kishte hequr SIM Card. Kështu 26vjeçari punëtorë nga Kalifornia vendosi të merrte ligjin vetë në dorë duke kërkuar telefonin dhe ta merrte sërishtë prapa. Kështu bashkë me shokun evetë Greg Torkelson përdorën një lloj aplikacioni, apps, që quhet «Find My iPhone» (Gjejë iPhone tim). Ky aplikacion duke përdorur GPS jep mundësinë përdoruesit për të gjetur përafërsisht vendndodhjen e telefonit.

Tablet PCs

iPhone behet ceshtje sherri

 

Dy shokët kaluan orë përpjekjesh për të identifikuar vendndodhjen e aparatit. Aplikacioni i drejtoj tek një burrë me një biçikletë. “Pashë një zotëri me një biçikletë, iu vura ne ndjekje duke përdorur aplikacionin dhe sa herë që treguese stabilizohesh, tipi me biçikletë kishte ndaluar”- tha Kenneth Sxhmidgall. Djemtë e ndoqën hajdutin duke e filmuar ngjarjen. Edhe pse e humbën tre herë, arritën që ta kapnin në një bregdet. Në videon që qarkullon në internet, duket që Kenneth Sxhmidgall ndeshet me personin me mënyrë të dhunshme. Sipas përshkrimit të tij, hajduti e goditi në fytyrë me një gur.

Përleshja zgjati rreth 18 minuta.

Greg Torkelson pohoi se e spërkati në fytyrë me një lloj sprej piperi dhe u munda që ta kapte. Në vend ngjarje u ndodh një polic jashtë shërbimit dhe e mbajti burrin deri sa mbërritën forcat e rendit. “Donim të merrnim vetëm iPhonin”- deklaroi Torkelson duke shtuar:” Në një gradë ishte dhe adrenalina… me ndjekjen që të mund të kapnim personin”. Në fundi i betejës, Schmidgall ngeli me një buzë të çarë dhe disa gërvishtje, kurse hajdutin me dëmtime në fytyrë dhe në duar.

Printo kete faqe
Tags:, , , , , ,

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *