Oppo kunder Apple per Retina Flash

Oppo-Screen-Flash-02-570Oppo kunder Apple per Retina Flash Kompania Apple të Mërkurën e kaluar prezantoi një teknologji të re të cilën e quajti Retina Flash. Retina Flash i përket kamerës së parme 5 Megapixel. Me këtë teknologji kur nxjerrë një selfie ekrani funksionon si True Tone Flash, pra rrit ndriçimin e saj për të ndriçuar subjektin e fotografisë.

Tablet PCs

Oppo kunder Apple per Retina Flash

Konkretisht kjo rrit maksimumin e ndriçimit gati 3 herë. Por kompania Oppo nuk e la këtë ngjarje pa e komentuar, pasi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook vuri në dukje se ngjashëm Retina Flash është edhe teknologjia Screen Flash që Oppo ka kohë që po e përdorë tek modelet e saj Oppo R7, Oppo R7 Plus, Oppo R7 Lite dhe tek Oppo Mirror 5, para se Apple ta prezantonte.
Por Oppo nuk la me kaq pasi “hodhi” dhe kunjë për Apple, duke thënë që të gjithë krenohen për Screen Flash duke e quajtur Retina Flash. Gjtihashtu shtoi edhe një foto duke treguar dy idetë të implementimit nga Oppo dhe nga Apple sëbashku.
Oppo-Screen-Flash-01-570
Gjithësesi vitet e fundit shumë kompani nuk kanë mundur që të denoncojnë Apple për teknologjinë që prezanton edhe pse ngjajnë me disa që tashmë është testuar nga kompani të tjera. /Tech-Al.Info/

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *