Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi një opinion gjykate të vitit 2011

National Security Agency  NSA
National Security Agency NSA

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi një opinion gjykate të vitit 2011 që e quan të paligjshme mbledhjen e 56 mijë email-ave dhe komunikimeve të tjera elektronike të amerikanëve mes vitit 2008 dhe 2011.

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi një opinion gjykate të vitit 2011

Opinioni u publikua dje si pjesë e përpjekjeve të administratës Obama për transparencë në programin e përgjimit në përgjigje të publikimeve të fundit nga kontraktori i NSA-së  Edward Snowden.


Zyrtarë amerikanë të zbulimit u thanë gazetarëve se NSA-ja zbuloi në vitin 2011 se kishte mbledhur pa dashje komunikime mes qytetarëve amerikanë përmes programit që synonte monitorimet e të huajve. Agjencia e bëri publike këtë para një gjykate sekrete që vëzhgon aktivitetet e NSA-së, e cila urdhëroi agjencinë të ndryshojë programin për të mos ngatërruar komunikimet e brendshme me ato jashtë vendit.

Burimi: Zeri Amerikes

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1. Apple …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *