Si ta kuptoje nese nje link eshte nofollow apo dofollow?

Si ta kuptoje nese nje link eshte nofollow apo dofollow?Pas një artikull për sa i përket përdorimit të linkve nofollow dhe dofollow për SEO një pyetje me vend ishte se:
Si ta kuptojmë nëse një link është nofollow apo dofollow?
Faktikisht disa faqe e sqarojnë qartë këtë gjë duke e bërë të ditur se të gjithëlinket në ata faqe janë nofollow ose dofollow, por ka edhe nga ato faqe që nuk e tregojnë një gjë të tillë dhe për këtë arsye duhet të bëni vetë disa veprime për ta kuptuar nëse linket janë nofollow apo dofollow.

 Si ta kuptoje nese nje link eshte nofollow apo dofollow?

 

Ka shumë mundësi që një faqe t’i kaloj linket nga dofollow në nofollow në mënyrë automatike, dhe këtë pa ja bërë të ditur vizitorëve apo anëtareve besnik të saj. Shpesh ata neglizhojnë ose harrojnë për të hequr deklaratat që thonë se linket janë dofollow. Jo se kjo gjë duhet t’ju shkurajoj për të vizituar atë faqe apo komentuar, por sepse është mirë që të jeni në dijeni të një gjëje të tillë.

Është gjithashtu një ide e mirë që të kontrolloni herë pas here nëse linket janë  dofollow apo nofollow. Nëse kjo gjë ju intereson ose thjeshtë jeni kureshtarë që ta dini,  ekzistojnë disa vegla që e bëjnë të mundur këtë gjë.
Si admirues i Mozilla Firefox, pasi edhe veglat e më poshtme janë Firefox addons falas do na tregojnë nëse linket janë dofollow apo nofollow.

Link Checker 0.2d For Firefox


Me këtë Firefox addons toolbar fantastikë mund të vizitoni një faqe dhe pasi të keni vendosur linkun e faqes suaj sapo të vizitoni një faqe menjëherë do t’ju dali jeshile nëse lidhja është dofollow dhe e kuqe nëse linku është nofollow.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Cafre eshte Universal Analytics?

Cafre eshte Universal Analytics?

Universal Analytics  është një grup i risive teknologjike që të përmirësojë mbledhjen dhe përpunimin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.